Procedohet në gjendje të lirë një mjek i cili ka publikuar të dhëna të pacientëve në kundërshtim me urdhrin e mjekut dhe detyrën e tij si dhe mosdhënie informacioni.
 
M.G, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek në qendrën shëndetësore Kamëz, ka publikuar të dhëna të pacientëve në kundërshtim me urdhrin e mjekut dhe detyrën e tij si dhe nuk ka dhënë informacion tek organet kompetente mbi mjekimin e shtetases F. I.
 
Sipas deklarimeve te mjekut, pacientja dyshohet të ketë marrë dëmtime gjatë kultivimit të bimës narkotike Cannabis Sattiva.
 
Shtetasi M.G., në faqen e tij të "Facebook" ka publikuar rastin e mjekimit duke pretenduar se pacientja ka pësuar efekte anësore nga kultivimi i bimëve narkotike.
 
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në datë 24.09.2016, rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore Kamëz, është paraqitur dhe ka marrë mjekim, e sëmurë me alergji shtetasja F. I.
 
Po punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com