Publikoi të pathënat e Familjes Mbretërore/ Mbreti Charles dëbon përfundimisht të birin Harry nga Britania

Publikoi të pathënat e Familjes Mbretërore/ Mbreti Charles dëbon përfundimisht të birin Harry nga Britania

Vila ku qëndronte princ Harry

Mbreti Charles ka vendosur të dëbojë Princin Harry dhe Meghan Markle nga Frogmore Cottage, shtëpia e tyre e vetme në Mbretërinë e Bashkuar sipas pretendimeve të fundit nga mediat britanike. Sipas “ The Sun” Pallati Buckingham njoftoi dëbimin për Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it disa ditë pasi Harry botoi librin “Spare”, në të cilin kishte shkruar të pathëna të familjes mbretërore. Nuk thuhet nëse janë shpikje apo jo faktet dhe historitë që Harry ka publikuar në libër, apo që çifti Harry-Meghan kanë deklaruar në serialin për jetën e tyre, por gjithësesi qëndron ‘urdhri’ i dëbimit.

Sipas mediave të huaja, Pallati dëshiron të zëvendësojë çiftin me Dukën e York, Princin Andrew, të cilit thuhet se mund t’i jenë ofruar çelësat e Frogmore javën e kaluar. Raportohet se Andrew po e refuzon këtë lëvizje, por thuhet se Harry dhe Meghan do të detyrohen të largohen nga vila dhe të përfundojnë plotësisht zhvendosjen e tyre në SHBA, pavarësisht vendimit të Andreë.

Një burim i brendshëm mbretëror i tha The Sun për lëvizjen: ‘Kjo do të shënojë me siguri fundin e kohës së Harry dhe Meghan në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse Andreë po i reziston idesë për t’u transferuar në Frogmore Cottage, kjo tregon se Harry dhe Meghan janë të pafuqishëm për të ndaluar dëbimin e tyre drejt SHBA-së.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë