Parlamenti Europian i ka dhënë imunitet ish-presidentit të katalanas Carles Puigdemonti.
Lajm i mirë për politikanin pro-pavarësisë shoqërohet dhe me një lajm të keq pasi ai së pari duhet të japë dorëheqjen nga parlamenti Katalanas duke u paraqitur fizikisht aty.
Por prezenca në Spanjë mund ta çojë Puigdemontin pas hekurave.

Presidenti i parlamentit europian, italiani Sassoli, më parë revokoi ndalimin që pengonte Puigdemontin të ulej në vendin e tij në Parlamentin Europian.
Pas përpjekjes së dështuar të pavarësisë së Katalonjës dy vjet më parë, Puigdemont u strehua në Belgjikë për t'i shpëtuar drejtësisë Spanjolle.
Në vitin 2017 ai mbajti një referendum për pavarësinë Katalonje të mbështetur nga Parlamenti vendas, por që u konsiderua i paligjshëm nga Madridi.
/Shqiptarja.com
Komente

