Pukë-Durrës,asgjësohen 1013 bimë
kanabis duke u tharë, një në kërkim

Policia e qytetit të Pukës dhe ajo e Durrësit kanë gjetur dhe sekuestruar 1013 bimë kanabis sativa të cilat kanë qenë në proces tharje ndërkohë që një person është shpallur në kërkim.
 
Konkretisht, policia e Pukës ka gjetur dhe asgjësuar sot 213 bimë kanabis sativa të cilat kanë qenë duke u tharë.

Siç raporton policia e këtij qyteti bimët janë gjetur në Njësinë Administrative Qerret, në fshatin Kçire të cilat ishin kultivuar në dy parcela.

Lëndët narkotike po thaheshin në një banesë të braktisur.
 
Ndërkohë, policia e Durrësit ka shpallur në kërkim A. T.  39-vjeç, pasi gjatë kontrollit të  ushtruar në fshatin Tapizë, Njësia Administrative Nikël në Krujë, në një banesë të pabanuar, e cila dyshohet të jetë e tij, janë gjetur të varura për tu tharë rreth 800 bimë narkotike të dyshuara të llojit  Cannabis Sattiva.


droga puke
droga puke

Operacion anti - cannabis në Pukë.
Asgjësohen gjithsej 213 bimë të dyshuara narkotike cannabis sattiva në proçes tharje dhe të kultivuara
Nga shërbimet e D.V.P Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Pukë, në zbatim të planit të masave për parandalimin e prodhimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe gjatë një pune të pandërprerë në njësinë Administrative Qerret, Pukë është zhvilluar operacioni i radhës anti cannabis.
Gjatë këtij operacioni u zhvilluan kontrrolle dhe u arrit që :
•Në një banesë të braktisur në fshatin Kçire u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
*170 bimë të dyshuara narkotike cannabis sattiva në proçes tharje
*43 bimë të dyshuara narkotike cannabis sattiva të kultivuara në 2 parcela
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale të fushës së kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga nenet 283 e 284 i Kodit Penal.⁠⁠⁠⁠


Policia Durrës
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, po punojnë për kapjen e shtetasit:
• A. T.  39 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të  ushtruar në fshatin Tapizë, Njësia Administrative Nikël, Krujë, në një banesë të pabanuar, e cila dyshohet të jetë e këtij shtetasi, janë gjetur të varura për tu tharë rreth 800 bimë narkotike të dyshuara të llojit  Cannabis Sattiva.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Kultivimi i bimëve narkotike"parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta

Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta