Policia e Pukës ka arrestuar 4 persona për shpërdorim detyre.

Të arrestuarit janë Gjin Filipi, 55 vjeç, banues në Pukë, shef seksioni i pyjeve në bashkinë Pukë,  Astrit Hyseni, 42 vjeç, banues në Pukë, specialist pyjesh në bashkinë Pukë Enver Laçi, 37 vjeç, banues në Pukë, specialist pyjesh në bashkinë Pukë dhe Frrok Gjoka, 59 vjeç, banues në Pukë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta persona kanë shpërdoruar detyrën duke autorizuar në mënyrë të paligjshme prerjen e një sipërfaqe prej 3000 metër katërore në ekonominë pyjore Krrab - Bushat administratorit të subjektit "Gjoka shpk" shtetasit Frrok Gjoka.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com