Vëllezërit Prenga dhe Mrizi i Zanave është një realitet që na nderon në gjithë rajonin. Përvit çdo shqiptar I fushës së bujqësisë, hotelerisë dhe turizmit ka se çfarë mëson nga familja Prenga sin ë kultivimin e tokës, në mbledhjen e produkteve bujqësore dhe nxitjen e artizanatit, ashtu dhe në kulinari, me pjatat që janë një festival shije dhe tradite.
Këtë herë surpriza e tyre vjen nga verërat.
“Në vitin 2019 hapëm kantinën tonë, - bëjnë të ditur ata - sot morëm lajmin fantastik që verat tona Kallmet GêG dhe Roza morën vlerësimin medalje Argjend dhe Bronz në Decanter World AWARDS në Londër. Është hera e parë që një kantinë shqiptare merr këtë vlerësim dhe jemi shumë të lumtur që puna, netët pa gjumë, vështirësitë, sakrifica na vlerësohet”, shkruajnë.
Kallmeti i rilindur dhe i rivlersuar prej duarve të familjes lezhiane është kthyer në një poezi në tavolinat e shqiptarëve, dy verërat me emrat origjinalë GeG dhe Roza, tashmë janë dy brilante që me siguri nuk do të mbeten vetëm.