Punëdhënësi nuk aplikon për pagën e luftës? Drejtoria e Tatimeve mesazh në celular çdo punonjësi që e përfiton! Ja çfarë shkruhet

TIRANË- Pas ndryshimit të vendimit për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh, ku u përfshinë të larguarit nga puna nga data 1 mars deri më 17 maj, Drejtoria e Tatimeve po dërgon mesazhe tek të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit që e përfitojnë pagën e luftës.

Në mesazh, theksohet se në rast se punëdhësi nuk ka aplikuar deri në datën 5 qershor, atëherë paga e luftës do t'u shkojë automatikisht në llogarinë bankare.

"I/E Nderuar, (person i regjistruar me këtë numër celulari), Administrata Tatimore ju informon se jeni përfitues i masës prej 40.000 leke, mbështetje e Qeverisë Shqiptare, pjesë e Paketës së zgjeruar të ndihmës financiare. Në rast se tatimpaguesi ku ju jeni/keni qenë i punësuar, nuk do të aplikojë brenda datës 05 Qershor 2020, pagesa për ndihmën financiare do të kryhet menjëherë në llogarinë tuaj, në mënyre automatike. Për çdo pyetje ju lutem kontaktoni: 0800 0002 Faleminderit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve", shkruhet në mesazh. Megjithatë, një mesazh i tillë lë pa përgjigje një pyetje... pse punëdhënësit duhet të aplikojnë, kur në çdo rast punonjësi e merr pagën e luftës?

Më herët kryeministri Edi Rama, ka bërë me bërë me dije se do të gjobiten me 50 mije lekë për çdo punonjës të gjithë punëdhënësit që nuk aplikojnë për shpërblimin prej 40 mijë lekësh deri në afatin e përcaktuar.

Mesazhi i dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme punonjësve që përfitojnë pagën e luftës

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento

Komente

  • Xhevahir laboti: 19/06/2020 19:24

    Pershendetje ne date 10 mars 2020 jam shkeputur nga puna dhe tani jam ne nj pun tjeter ... pronari qe kam pasur ne punen e pare qe me largoi nga puna nuk me ka aplikuar per pagen e luftes .. tani un kam nj problem dua te aplikoj vet per pagen e luftes por nuk di se ku. ..kerkoj ndihmen tuaj ... faleminderit ..ju. lutem tme pergjigjeni

    Përgjigju
  • Entela: 31/05/2020 09:48

    Persh doja te dija per burrin sepse ne 12 mars ka shkeputur marrdheniet me punen dhe vazhdon te jet akoma pa pune. Ku theksoj se pronari I ka thene he me sigurime a perfiton ai ndonje page lufte?? Falemindetit nese prgj dikush qe ka me shume informacion

    Përgjigju
    • Ersida: 31/05/2020 14:12

      Pershendetje ... thjeshr doja te dija dicka Punoj ne nje kompani privat terren Edhe desha te dij per ne takon me mar pag luftes ??? Jam ne pritje

  • zara: 30/05/2020 09:39

    Ju qaramanë që qaheni se s'e kemi marrë pagën e luftës, që i qaheni politikanëve që fjetën gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe që bëheni objekt të Fiks-fare(mirë bëni që ankoheni, por jo për të mbushur programin), ka më transparencë se kaq? Kkeni patur mundësinë t'ju dëgjohet zëri më shumë se kaq? Merreni me gërmadhën e teatrit që ca egoistë për pushtet po përpiqen ta bëjnë gjoja të madhe, por që në të vërtetë duan të përfitojnë një karrike në parlament që të kalojnë vitet e fundit duke dërdëllisur. Më drejtëpërdrejtë se kaq, nuk ka. Sala jua mori të gjitha me piramidat, nisi fëmijët e paratë në Itali, vrau më shumë se 3000 shqiptarë të cilët u ngritën për paratë e tyre, dhe tani ju qan hallin, pasi e shkatërroi komplet Shqipërinë. Jini mirënjohës për vehten, tregoni respekt për punën tuaj dhe të të tjerëve, se vetëm kështu bëhet Shqipëria. Uroj që secili të marrë atë që meriton, dhe jo hakun e të tjerëve.

    Përgjigju
    • Klejs: 30/05/2020 10:19

      Vazhdon propaganda dhe ne rrjet me tipa si puna jote, qe ja hedh fajin popullit. Shqipetaret (ne, mua, ty te gjitheve) na kane lene injorante e na kane varferuar qeillimisht, per te na manipualuar e grabitur sa me shume. E shikon ti se cfare injorantesh drejtojne ketu institucionet, cfare arrogantesh jane kur kapen me presh ne dore duke vjedhur apo me skandalin e rradhes rej injorances e babezise se tyre. Mos mendon se ka meritokraci ne kete vend? Keta per nje tender kerkojne me pak letra se per doganene e makines. E mban mend Ramen se tha do behet cdo gje online dhe administrata do i nxjerre vete dokumentet qe nevojiten!? Keto jane vec mashtrime e shkopa nen rrota si e si mos te japi leket qe premtoi.Mos harro se dhe mjeket si kane marre shperblimet!



×

Lajmi i fundit

John

I dënuar 11 vite më parë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 37-vjeçari