Punë dhe projekte të reja? Ja disa këshilla si ta nisni vitin të motivuar për të realizuar qëllimet tuaja

Nisja e një viti të ri shpesh sjell edhe qëllime të reja  të cilat gjithsecili dëshiron t’i arrijë. Ditët e para të vitit duket se çdo gjë bëhet më e lehtë por më pas premtimet që i japim vetes për të arritur dicka të veçantë duket se zbehen. Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli” Donica Gunther, një këshilluese jete e cile jeton prej vitesh në SHBA përmes skype solli disa këshilla të vlefshme se si ta nism vitin të motivuar:

“Duhet ta kesh mendjen të qartë, është për mua? Pse po e bëj? Dhe kush janë vlerat që do të më japin mua? Sepse cdo gjë që ne krijojmë ka një qëllim, të shërben ty apo të tjerëve? E bën për veten tënde apo për të tjerët. Prandaj duhet të kesh një strategji dhe të jesh i organizuar si ta bësh. Duhet të jesh gjithmonë i sinqertë me veten tënde. Duhet të shkruash planin sepse kur e shkruan është energjia jote dhe plani  jot. Jepi ekzaktësisht se përsa kohë do e bësh, kur do ta realizosh, kë do kërkosh për ndihmë dhe nëqoftëse nuk e arrin atëherë kërkon ndihmë nga dikush tjetër. Gjithmonë shkruaje, medito dhe ndiqe instiktin.” u shpreh ajo.

Ndërsa dha dhe një mesazh se si të arrijmë ëndrrat dhe qëllimet tona duke pasur mbi të gjitha besim tek vetja:

Duhet të kesh besim tek vetja, duhet ti thuas vetes që unë e kam e cdo gjë brenda vetes time. Bota fillon këtu . Duhet ta fillosh botën dhe ëndrrën nga brenda vetes, fillo nga brenda jashtë sepse nëqoftesë se shpërndahemi shumë me teknologjinë ti nuk do të jetosh ëndrrën tënde por të dikujt tjetër, prandaj medito, shkruaji gjërat, rri pozitiv dhe ndaloji mendimet negative” këshilloi ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!