Punësimet në ushtri, nis rekutrimi i të rinjve në Durrës! Koloneli: Paga të mira për ushtarët, po rritet interesi

“Dita e hapur” e Forcave të Armatosura, zbarkoi këtë të enjte në sheshin “Liria” të qytetit të Durrësit, ku u ekspozuan një sërë automjetesh dhe materialesh të këtyre forcave.

Aktiviteti tashmë është kthyer në një traditë dhe çdo vit nis prezantimi i tyre në çdo qytet nëpërmjet një turi disa javorë dhe më pas kryhen rekrutimet përkatëse pasi janë marrë në konsideratë aplikimet e të rinjve që përgjithësisht interesohen në qendrat e ekspozimit nëpër qytete.

Koloneli Fadil Ciroku tregoi për Report Tv se tashmë interesi në vitet e fundit ka qenë i lirë dhe presin që në këtë vit të ri rekrutimi, shifrat të jenë më të larta. Koloneli tregon se përmirësimet e kushteve, mbështetja financiare dhe shumë lehtësira të tjera, kanë bërë që interesi për rekrutim të rritet.

“Nëse një djalë apo vajzë dëshiron të bëhet pjesë e Forcave të Armatosura, ju garantoj se do kenë paga më të mira se në sektorin privat”, tha Kolonel Fadil Ciroku Komandant i Qendrës së Personelit në FA.

Ndërsa Majore Denisa Pëllumbaj shprehet se “ka tendencë të rritje të vajzave që duan të punojnë në ushtri. Ky numër varion nga 13 deri në 15 për qind e numrit total të atyre që aplikojnë për tu bërë pjesë e FA”.

Sakaq Forcat e Armatosura do të vazhdojnë turin e rekrutimit dhe ekspozimit të mjeteve ushtarake dhe municioneve në qytete të ndryshme të vendit në javët në vijim.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Time 100’

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Time 100’