Punësimi përmes arsimit profesional
Klosi: Projekt me vendet e rajonit

Punësimi përmes arsimit profesional<br />Klosi: Projekt me vendet e rajonit
Shqipëria-Kosova-Maqedonia-Serbia do të bashkëpunojnë për të rritur punësimin përmes arsimit profesional.

Kështu ka deklaruar nga Shkodra gjatë një konference rajonale Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë Blendi Klosi nga ku ka shtuar se shkollat profesionale në vend janë kthyer në shkolla multidisiplinare.

Sipas tij, pritet që në muajin dhjetor të hapet dhe një zyrë e përbashkët mes vendeve të rajonit për shkëmbimin e eksperiencave.

Arritëm të realizonim këtë konferencë në ambientet më të mira të punësimit dhe duhet më shumë profesionistë dhe lehtësira për biznesin. Shkollat tona janë transformuar në shkolla multidisiplinare ku 50% e mësimit do bëhet në shkolla dhe 50% në biznese duke paguar vetëm sigurimin e jetës. Ne po synojmë krijimin e një shkolle ekselente e po ashtu me 8 dhjetor hapim zyrën e përbashkët me Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi me qëllim shkëmbimin e eksperiencave’ tha Klosi.

Ndërsa ambasadori austriak Satler ka shtuar se arsimi professional duhet q ëtë ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të turizmit.

Shqipëria ka shkolla të suksesshme profesionale që do të mdikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit! Shkodra është vendi im i preferuar në Shqipëri! Ky projekt përfshin Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë, Serbinë.” tha ai.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran