Punësohen edhe 12 mjekë në qendrat shëndetësore, Manastirliu lë porositë e para

Punësohen edhe 12 mjekë në qendrat shëndetësore, Manastirliu lë porositë e para

Duke filluar nga sot, edhe 12 mjekë të përgjithshëm i shtohen qendrave shëndetësore dhe ambulancave në vend.

Mjekët e rinj u pritën nga Ministrja Manastirliu, e cila vlerësoi procesin e përzgjedhjes së mjekëve dhe i inkurajoi ata të vendosin një raport të ri mes mjekëve dhe pacientëve.

“I bashkoheni ekipit të shëndetësisë pas një procesi transparent, mbi bazë merite. Por keni një sfidë akoma më të madhe. Është koha të kuroni raportin mjek-pacient, që për fat të keq, ka pësuar krisje të madhe ndër vite”, tha Manastirliu gjatë takimit me mjekët e rinj.

Ministrja Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale deklaroi se do të vijojë edukimi në vazhdim i mjekëve, duke përfshirë edhe kurikula të veçanta për komunikimin dhe etikën në punë.

12 mjekët e rinj, i shtohen 54 mjekëve të përgjithshëm të cilët u punësuan pak ditë më parë, pas përfundimit të konkursit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë në kujdesin shëndetësor parësor.

Ministrja Manastirliu garantoi se bluzat e bardha do të mbështeten edhe me rritjen e pagave, duke filluar nga muaji Prill, me 7% për 18,416 punonjës të shëndetësisë, mes të cilëve 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës