Gjykata e Tiranës i cilësoi fajtorë dhe dënoi dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala, pasi shpërdoruan detyrën kur punësuan në kundërshtim me ligjin Muçi Shaljanin, alias “Sheqeri”, i cili u ekzekutua në atentatin te rrethrrotullimi i Rinasit, bashkë me Gilmando Danin, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Saliasi dhe Sala u dënuan me nga 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar gjykata vendosi 6 muaj heqje lirie, dënim i cili u konvertohet në 1 vit shërbim prove.
Muçi Shaljani u pranua si agjent në AMP vetëm 6 ditë pasi e kishte bërë kërkesën, ndërsa nga hetimi rezultoi ishin shkelur të gjitha procedurat ligjore. Shaljani është paguar deri ditën e atentatit nga AMP, nga 16 shtatori deri më 11 nëntor 2025, pa u paraqitur asnjë ditë të vetme në punë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente








