Punëtorët e fshatit e gjetën gati pa ndjenja në pishinën e vilës, aksidentohet në Ibiza aktori Zac Efron! Ja si paraqitet gjendja

Punëtorët e fshatit e gjetën gati pa ndjenja në pishinën e vilës, aksidentohet në Ibiza aktori Zac Efron! Ja si paraqitet gjendja

Aktori Zac Efron gjatë pushimeve në Evropë

Aktori Zac Efron, i njohur për kastet 'High School Musical', 'The Greatest Showman', 'The Iron Clan', ose 'When I Find You', është shtruarr me urgjencë në spitalin e Ibiza, Spanjë.

Shkak ishte një aksident i pësuar gjatë pushimeve të tij verore në pishinën e vilës ku po qëndronte. Sipas ‘TMZ’, “aktori ka pësuar një incident në një pishinë të premten e 2 gushtit në mbrëmje, në vilën ku ai qëndronte që në fillim të javës”.

Ishin dy punëtorët e fshatit turistik ku po qëndronte, që e gjetën gati pa ndjenja dhe e nxorën nga uji, duke e dërguar menjëherë në spital. Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit, por sipas mjekëve spanjollë, Efron ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Këtë e ka konfirmuar përfaqësuesi i tij për mediat amerikane dhe specifikisht TMZ. Sipas agjentit, shtrimi në spital do të ishte një "masë paraprake" pas asaj që ai e përshkroi si "një incident të vogël noti". Agjenti thekson edhe se “së shpejti Zac do të shërohet”.

Edhe mediat spanjolle kanë raportuar se aktori i njohur po kalon pushimet verore prej disa ditësh në “Ishujt Baleares”, por ky nuk ka qenë destinacioni i tij i vetëm. Gjatë muajit korrik, ylli hollivudian i “Disney Channel” ishte parë edhe në vende ekzotike si Saint Tropez, Mykonos dhe París.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Pse fitoi Tavo?

Alban Daci: Pse fitoi Tavo?