Punimet te Kopshti Zoologjik në Tiranë drejt fundit, do transferohen kafshët e 'Parkut të Ferrit'

Një ditë pas inspektimit, të urdhëruar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, që Inspektorati i Policisë Pyjore në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura ushtruan në lokalin “Safari Park”, në Fier, ku pas verifikimit të dokumentacionit u vendos masa e pezullimit të aktivitetit dhe largimi i menjëhershëm i kafshëve, në Kopshtin Zoologjik të Tiranës ka nisur puna për ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për vendosjen e 13 kafshëve të “Safari Park”. "Safari Park" u pagëzua nga mediat britanike si "Parku i Ferrit" ku binte në sy një luan me syrin e plagosur dhe në gjendje shëndetësore të dobët, si dhe kafshët e tjera që mbaheshin në kushte robërie brenda kafazëve pa ushqim dhe kujdes shëndetësor.

Bëhet fjalë për strehimin e 13 kafshëve: 3 luanë, 1 ari, 1 zebër, 1 ujk, 1 dhelpër, 2 antilopa, 2 majmunë dhe 3 drerë. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e fondacionit austriak “4Putrat” deklarojnë se mjediset e reja janë parashikuar të ndërtohen në përputhje me standardet ndërkombëtare, hapësira specifike sipas llojit të kafshës. Si në rastin e 2 antilopave, për të cilat është parashikuar krijimi i një hapësirë prej 800 metrash katrorë, përfshirë edhe dhomën e sigurisë për të pushuar apo ku do të vendosen për arsye sigurie gjatë pastrimit.

Zyrtarisht konfirmohet se luanët, dhelpra, ariu, majmunët dhe ujku do të vendosen në kafazë, në ambjentet e mbyllura që disponon Kopshti Zoologjik i Tiranës, ambjente që po përshtaten për vendosjen e tyre,  ndërsa antilopat, zebra dhe drerët në mjedise të hapura përgjatë kopshtit, në zona të rrethuara specifikisht për një jetesë normale për to. Parashikohet që punimet për ngritjen e infrastrukturës së nevojshme në Kopshtin Zoologjik të Tiranës të përfundojnë brenda javës së ardhshme.

Menjëherë pas kësaj, janë marrë të gjitha masat që në Tiranë të mbërrijnë 4 veterinerë nga Gjermania, Bullgaria dhe Kosova, të cilët do të ndjekin një protokoll të caktuar për të transportuar kafshët nga “Safari Park” drejt Tiranës, fillimisht duke i vendosur kafshët në gjumë, më pas do të bëhet kontrolli i mirkoçipit, vaksinimi nëse është e nevojshme, trajtimi antiparazit, transporti në gjendje të fjetur brenda në kafaz dhe pastaj mbi mjetet që do të kryejnë transportin. Për t'i zgjuar në momentin e mbërritjes në kopshtin zoologjik të Tiranës, ku gjysëm ore më vonë do të vendosen përkohësisht në mjediset e reja të banimit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 20/10/2018 19:05

    Ne vende të zhvilluar krijesat mbahen në mjedise natyrorë ose hapsira të rrethuara dhe jo nëpër kafazë 1m katror të mbyllur edhe nga sipër. Duhet të jesh shpirtkazëm injorant të veprosh kështu

    Përgjigju
  • Vlorë: 20/10/2018 16:16

    Futeni dhe SALIUN me ate tigrin qor që morët ne Fier

    Përgjigju
    • Fredi: 20/10/2018 19:02

      Lalucëria fierake e gjoksgropëria vlonjate kanë një mendje..

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja