TIRANË- Disa punonjës të një biznesi fason, prej dy ditësh kanë ndalë në protestë pasi sipas tyre nuk u janë siguruar masat mbrojtëse ndaj koronavirusit nga pronarët e firmës.
Sipas tyre, ato janë të rrezikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë pasi pronarët janë nga Italia dhe kanë hyrë dhe kanë dalë gjatë këtyre dy javëve në shtetin fqinj, duke u shndërruar në një rrezik potencial për përhapjen e virusit. Madje at shkojnë edhe më tej dujke thënë se kanë dëgjuar se dy nga punonjësit janë infektuar, por u është mbajtur e fshehtë. Ato kërkojnë që të paktën deri në 3 prill, siç është vendimi i qeverisë, të qëndrojnë në shtëpi me të drejtë page.
"Kanë frikë se janë të infektuar se pronari është Italian dhe kompania është vizituar nga shumë italianë. Nuk jemi pajisur me maska dhe doreza dhe për këtë arsye kanë protestuar. Na thanë ikni në shtëpi për sot, përveç masave mbrojtëse kërkojmë që këto dy javë të mbyllet edhe fabrika me të drejtën page. Flitet që ka ardhur ambulanca dhe i ka çuar dy persona në urgjencë, por nuk e kam parë. Duam përgjigje që të ikim në shtëpi dhe jemi me të drejtë pagese", tha një nga punonjëset.
Duke pritur nga pronari që të ndërgjegjësohen për t'i dërguar në shtëpi, rrezikun më të madh ia bëjnë vetes së tyre duke u grumbulluar në një hapësirë shumë të vogël, të papajisur me maska mbrojtëse disa prej tyre, e aq më tepër duke mos respektuar distancën minimumi prej 1 m në një kohë kur koronavirusi është përhapur në Shqipëri.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Protesta në kryeqytetin e Sirisë, shkak djegia e pemës së Krishtlindjes (VIDEO)
24 Dhjetor, 12:54
-
Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…
23 Dhjetor, 20:22
-
Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?
23 Dhjetor, 19:39
-
Dështimi i protestës së militantëve të Berishës para Ambasadës shqiptare në Londër, marrin pjesë vetëm 20 persona (VIDEO)
23 Dhjetor, 19:25
-
Protesta/ Gjekmarkaj humb ndjenjat dhe rrëzohet në tokë! Kryetari i PD: E goditën efektivët! Reagon policia: Berisha gënjen (VIDEO)
23 Dhjetor, 18:54
-
Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike
23 Dhjetor, 18:48
-
Protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi
23 Dhjetor, 08:32
-
'Ore hapeni rrugën se kam fëmijët në shkollë', opozita përplaset me qytetarët para Bashkisë së Tiranës, iu bllokon rrugën
20 Dhjetor, 13:31
-
Degradimi i rrugës Rrëshen-Burrel, banorët e 10 fshatrave sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestë: Ministria e Infrastrukturës të ndërhyjë!
20 Dhjetor, 10:35
-
Rruga nacionale Rrëshen-Burrel e pakalueshme nga gropat dhe rrëshqitjet e tokës, nuk mirëmbahet nga ARRSH-ja! Kryebashkiaku: Kërkojmë investim nga Qeveria
17 Dhjetor, 14:41
-
Serbi/ Vuçiç në ditë të vështira, mijëra studentë protestojnë kundër qeverisë në Beograd
13 Dhjetor, 08:19
Me vjen keq per te gjithe ata punojsit qe punojne atje se realisht jane persona qe shfrytezohen ne maksimum nga ajo kompani dhe jane te gjithe hallexhinje. Eshte faji i shtetit qe i lejon keto gjera te ndodhin. duhet me ligj qe cdo fasoneri te kete sindikata qe mbrojne te drejtat minimale te punetoreve. Punojne te lloj lloj helme qe ka aty dhe marin 18.000 leke ne muaj.Edhe nqs ata ja bejne pushim nqs ska pune ose nga kushte te mbinatyrshme atyre i mbahet nga leja vjetore ose nuk i paguhet dita.Kompani plere eshte kjo ALBACO
PërgjigjuPo te ishin ter shqetesuar per shendetin e tyre, nuk mblidheshin bythe me bythe per proteste. E kush nuk i do ca dite pushimi me te drejte page????
Përgjigju