Punonjësit e urgjencave i dhurojnë jelek, Rama batuta: Do ta vesh kur të rrah ministrat në qeveri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin e 10-vjetorit të ngritjes dhe funksionimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencave mjekësore.

Në fund të fjalës së tij, Ramës iu dhurua një jelek që është pjesë e uniformës zyrtare të punonjësve të urgjencës, të personalizuar me emrin e tij.

Jeleku iu dha nga Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, ndërsa Rama përveç faleminderimit nuk i munguan as batutat.

“Nuk ju premtoj që kur ta vesh do të kem ndonjë urgjencë, por do ta vesh me kënaqësi dhe besoj që ju do ma toleroni që ta vesh për qejfin e ngjyrave që ka edhe pse ndonjëherë mund ta përdor kur të shkoj të rraf ministrat në qeveri”,- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Një linjë e vetme për të gjitha urgjencat! Histori turpi që u kthye në sukses, pavarësisht baltës politike e mediatike si rasti i Pogradecit


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Raporti, 60 milionë euro detyrime të ndërsjella mes kompanive publike të energjisë

Raporti, 60 milionë euro detyrime të ndërsjella mes kompanive publike të energjisë