Irani do të sulmojë xhihadistët e organizatës së Shtetit Islamik nëse i afrohen kufirit, deklaroi komandanti i ushtrisë tokësore iraniane, cituar sot nga agjencia zyrtare e lajmeve "Irna".

"Nëse grupit terrorist Daech (akronim në arabisht i Shtetit Islamik) ofrohet në kufirin tonë, ne do ta sulmojmë edhe brenda territorit irakian dhe ne nuk do t'i lejojmë të afrohen në kufi", deklaroi gjenerali, Ahmad Reza Pourdastan.

Grupi ultra- i Shtetit Islamij kontrollon sektorë të gjerë në pesë provinca irakiane duke përfshirë dhe atë të Diyalas, në lindje, kufi me Iranin.

SHBA-ja ndërmori në muajin gusht sulme kundër pozicioneve të tyre në Irak dhe së fundi në Sirinë fqinje, në kuadër të një koalicioni ndërkombëtar.

Irani shiit, aleat i qeverisë irakiane dhe shumë kundër ekstremistëve sunitë të Shtetit Islamik, konfirmoi se i kishte dhënë ndihmën e tij qeverisë së Bagdadi dhe forcave kurde irakiane për të luftuar kundër xhihadistëve. Armët dhe këshilltarët ushtarakë janë dërguar veçanërisht nga Teherani.

"Pa ndihmën e Iranit, Bagati do të ishte ndoshta në duart e terroristëve sot", deklaroi dje presidenti iranian, Hassan Rohani në një konferencë shtypi në OKB.
Por ai kritikoi strategjinë e SHBA-së dhe aleatëve të saj duke konfirmuar se sulmet ajrore nuk mund të sillnin stabilitet dhe siguri në rajon.

Irani, që mbështet gjithashtu regjimin e Bachar al-Assad kritikoi sulmet ushtarake në Siri duke konfirmuar se kishte miratimin e qeverisë siriane për të kryer veprime të tilla në vend./ATSH/