Pushimet e fëmijëve makth i prindërve me punë! Kampet verore "mollë e ndaluar", 300-500 €/muaj

Kujdesi ndaj fëmijëve në pushimet verore është sfida më e madhe për prindërit e punësuar. Në këto kushte në kryeqytet po lulëzon biznesi i kampeve verore, shumica me çmime të papërballueshme. Të tilla qendra, për familjet që kanë mundësi financiare shihen si zgjidhja më e mirë, ndërsa për të tjerët mbetet “mollë e ndaluar”.

“Unë i mbaj në shtëpi, e kam vajzën 12 vjeç. Normal që ka nevojën e kujdesit të prindërve, po çtë bëjmë. Jemi të detyruar. Normale që na penalizon për të punuar. Nuk kam parë për kamp”, u shpreh një prind.

“Kam vajzën 13 vjeç, e lë në shtëpi kur jam në punë”, tha një tjetër.

Report TV u interesua në disa prej kampeve verore në kryeqytet, ku mësoi se çmimi më i ulët javor është rreth 5 mijë lekë pa përfshirë transportin dhe ushqimin. por mesatarisht çmimet javore variojnë nga 7 mijë lekë deri në 130 euro nga e hëna deri të premten. mesatarisht në një muaj, çmimi për kamp veror varion nga 30 mijë deri në 50 mijë lekë, një shifër kjo mjaft e lartë për familjet me të ardhura mesatare.

Sociologët thonë se kampet verore apo qendrat e ndryshme për fëmijë joshin pafund familjet shqiptare për t’u besuar fëmijën e tyre, por në pamundësi për t’i paguar, shpesh prindërit zgjedhin t’i dërgojnë tek të afërmit e tyre.

“Kemi parë prindër të cilët kërkojnë me rastin më të parë të gjejnë një kamp verorë për fëmijët, ose një qendër ku ata të kalojnë sa më shumë orë. Kërkojnë aktivitete kryesisht të natyrës së krijimtarisë ose të aktiviteteve sportive, aktivitete të natyrës për socializim. Vëmë re që mundësitë për ti pasur këto janë shumë të ulëta për shkak se kurset ose këto kampet janë të shtrenjta, janë kryesisht nisma private, dhe në këto raste mundësia më e mirë janë gjyshërit, familjarët dhe veçanërisht kush e ka një familje në fshat ose në një zonë të vogël, të qetë në një periferi të një qyteti të madh”, shprehet sociologia Entela Binjaku

Fëmijët që kanë gjyshër në shtëpi ndjehen më fatlumë, por përtej kënaqësisë që marrin, shpesh ata ndihen edhe të detyruar kthehen në kujdestarë për nipërit e mbesat.

“Unë jam në punë për vete, pavarësisht se jam edhe pensionist, po detyrohem ta lë ndonjëherë punën që të mbaj këta. Sidomos kur ka shkollën ajo (mbesa). Ka mbaruar klasën e parë, prindërit e kanë të vështirë për të marrë fëmijët. Shumë e vështirë, janë të dy në punë. Mundësit këto janë, po nuk i ndihmuan gjyshërit. Kampet i kanë vetë në dorë prindërit, edhe buxheti ndikon se janë me kredi. Është e vështirë”, u shpreh një gjysh.

I vetmi institucion që ofron shërbimin e kampit veror falas është Bashkia e Tiranës, nga ora 09.00 deri në 13.00. Edhe ky opsion shpesh shihet nga prindërit e punësuar si i paarritshëm për shkak se nuk ofrohet transporti.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë