Pushimi i akuzave të Zaganit,Basha 
Dëshmi ku është katandisur vendi

Pushimi i akuzave të Zaganit,Basha <br />Dëshmi ku është katandisur vendi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të marrë nga Prokuroria për pushimin e çështjes për akuzat që Dritan Zagani ka bërë ndaj Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha është shprehur se pushimi i çështjes është bërë nga prokurorët mercenar dhe gjykatësit nën presion.

Ai shton se gjithë shqiptarët e dinë që automjeti i Tahirit është taksia e transportit të drogës, duke e implikuar Tahirin dhe vetë kryeministrin Edi Rama.

Sipas Bashës, certifikata e integriteteit që sot Tahiri po tund është dëshmi se ku është katandisur vendi.

Ja deklarata e tij në Facebook
Nuk ka gjethe fiku, as prokuror mercenar, as gjykates nen presion qe mbulon mekatet-krime te Tahirit. Cdo shqiptar e di sot se Audi i tij me imunitete ministrore ishte taksia me e famshme e droges ne aksin Fier-Vlore, nje implikim skandaloz ne narkotrafik qe ne fund u detyrua ta pranoje dhe vete ministri i Rames ne Top Story.
Ky eshte vetem nje episod i serialit te gjate e te pandalshem te paktit Tahiri-krimi, ku nje nga kulmet ishte dhe zhdukja e provave permes zjarrvenies ne laboratorin e policise.
Ajo qe valevit pa turp sot si certifikate integriteti, eshte vecse deshmi se ku eshte katandisur vendi me kete qeveri mafioze qe sundon me krimin, dhe qe ka sherbetoret e vet ne drejtesi, gjyqtare dhe prokurore te korruptuar e te perulur para baroneve e kumbareve ne qeveri nga njera ane, e gjakpires te qytetareve nga ana tjeter.
Ky soj mercenaresh ne drejtesi eshte drejtesia e kapur qe kerkon Edi Rama.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital