Ministria e Energjetikës ka ankimuar vendimin e Prokurorisë për të pushuar hetimet ndaj ish-ministrave Genc Ruli dhe Ridvan Bode, ndaj të cilëve është ngritur një kallëzim për privatizimin e OSSH tek kompania çeke CEZ. 

Zhvillimi i seancës, ku do të dëshmonin disa zyrtarë të Ministrisë së Energjetikës, ishte planifikuar për sot paradite. Por mungesa e tyre bëri që trupa gjykuese të shtynte seancën. Shkak për mungesën në seancë mësohet të ketë mungesa e dijenisë prej personave të përfshirë në padi dhe hetime për CEZ-in.

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi padinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit për kallëzimin ndaj Ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri për paktin që çoi në zgjidhjen e kontratës me kompaninë CEZ.  


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com