Pushohen hetimet për dhunën ndaj gazetarit Fundo, Artan Hoxha: Mbathja nga sytë këmbët

TIRANE-  Një ditë pas sulmit me armë zjarri mbi banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala, vjen një tjetër lajm keqe që ka lidhje me dhunën ndaj gazetarëve. Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të pezullojë hetimin për rastin e dhunimit të gazetarit Elvi Fundo me arsyetimin e moszbulimit të autorëve që e goditën barbarisht. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në faqen e tij në Facebook dokumentin e prokurorisë që njofton në datë 31 korrik pezullimin e hetimeve 18 muaj nga ngjarja. Hoxha shprehet se ‘Elvi tani duhet që të apelojë vendimin në gjykate ose ndryshe ...t’ia mbathë nga sytë këmbët’.

Me qe jemi te ngazellyer nga perfshirja per mbrojtjen e lirise se medias dhe gazetareve, ja nje mesazh tjeter qe na serviret i fresket nga agjensite e zbatimit te ligjit. E mbani mend si e masakruan Elvi Fundon mengjesin e 8 marsit 2017?!!! E kam gjetur te masakruar ne spitalin ushtarak sa dukej se nuk do te ngrihej me ne kembe. Per fat te mire ia hodhi paq me ca operacione ne koke dhe ne fytyre por e mori veten dhe e kemi serish nesh. Autoret qe e kryen krimin para kamerave sapo Elvi kishte dale nga banesa, u kujdesen qe tia percillnin qarte mesazhin. Ta demtonin sa me shume te ishte e mundur ne fytyre, ne goje ne nofull, duke ia theksuar mesazhin se nese nuk e qepte ai gojen do te kujdeseshin ata ta benin nje gje te tille.

Edhe ate kohe u be zhurme, u fol per cenimin e lirise se medias dhe per pasigurine e jetes ne Shqiperi.  Ja ku jemi 18 muaj me pas, per ironi te fatit me 31 gusht 2018, nje dite pasi prokuroria, Policia dhe gjykata u shprehen njezeri se e denojne sulmin ndaj Klodiana Lales. Me poshte keni vendimin e fresket te prokurorise per pezullimin e hetimeve per moszbulimin e dy autoreve qe sulmuan barbarisht Elvi Fundon. Elvi tani duhet qe brenda 10 ditesh te apeloje vendimin ne gjykate ose ndryshe ...tia mbathe nga syte kembet nga ky vend pasi autoret(kete radhe edhe me te inatosur se heren e pare) mund te rikthehen serish te mbarojne ate qe nisen mengjesin e 8 marsit 2017. Zoterinj te ligjit faleminderit qe na ngushelloni, por detyra juaj eshte te zbuloni krimet, te ndeshkoni autoret, te vendosni drejtesi. Kur pas nje viti e gjysem pezullohen hetimet per masakrimin barbar te Elvi Fundos, ngjarje qe ndodhi diten per diell, vetem 500 metra nga sheshi Skenderbej, para kamerave qe e filmuan ne cilesi maksimale sulmin, mes dhjetera deshmitareve qe i pane live autoret, si mund te kemi shprese se do te zbulohet sulmi ndaj baneses se prinderve te Klodiana Lales, ngjarje qe ndodhi ne nje zone thelle ne periferi te Kamzes, ne erresiren e nates, pa asnje kamer rreth e rrotull, dhe sigurisht pa asnje deshmitar?!!! 

E di qe shume njerezve ne kete vend mund te mos u pelqeje ajo qe shkruan apo qe thote Elvi Fundo dhe media e tij. E cilesojne te idhet, farmak, por kjo nuk do te thote qe te rreshtohen me maskat qe e masakruan me doreza dhe leva hekuri, e te gezohen qe ata do te jene serish te lire.... Sepse ato maska me leva hekuri jane ende ne qarkullim rrugeve te Tiranes, te gatshem per tu shfaqur para baneses tuaj, per te percjelle te njejtin mesazh. Nese heshtim sot, dhe i leme vetem koleget tane pavarsisht bindjeve apo opinioneve qe ndajme me ta, neser do te jete shume vone. Aq vone sa nuk do te kemi kohe per te fiksuar as syte e krimineleve qe fshihen pas maskes, ndersa ndjejme mbi trup egersine e dhunes se tyre.

Artan Hoxha


Dokumenti i pushimit te hetimeve per Elvi Fundon

Ndërkohë që pas publikimit të dokumentit nga gazetari Artan Hoxha ka reaguar Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë. Unioni thotë se drejtësia, çështjet dhe autorët e krimeve mbi gazetarët, nuk mund t’i lerë vetëm në kërkim, ndërsa shton se mbetemi në besimin se, kriminelët, referuar edhe rastit të Klodiana Lalës do të vihen para drejtesisë ligjore.

Deklarate ne diten e dyte pas ngjarjes kriminale ndaj gazetares

Rastet e rralla por tronditese, te kercenimeve, dhunes apo edhe agresioneve ndaj gazetareve te ndodhura ne Shqiperi, jane te lidhura rendom me perseritjen e nje praktike fyese dhe pse jo kriminale, ate te futjes ne kalenda. Ne pergjithesi autoret e tyre ose largohen ne drejtim te paditur ose edhe kur kapen e arretohen, kane nje fat te panjohur gjykimi e ndeshkimi.

Rasti dhe qasja e kolegut Artan Hoxha ndaj historise se dhunes barbare te ushtruar mbi gazetarin Elvi Fundo eshte nje argument “kokeforte”.

Unioni i Gazetareve Shqiptare ne diten e dyte pas ngjarjes tronditese, te goditjes me bresheri arme mbi banesen e prinderve te gazetares Klodiana Lala, kerkon prej autoriteteve te institucioneve ligjzbatuese te raportojne publikisht per ecurine e hetimit dhe punen per zbardhjen e autoresise dhe motiveve te ketij krimi.  Ne jemi ne pritje te zbardhjes dhe sqarimit te plote te motiveve dhe autoresisese kesaj ngjarjeje kriminale. Ne mbetemi ne besimin se, kriminelet do te vihen para drejtesise ligjore.

Ky rast dhe deshmi te tjera kercenimesh, te raportuar nga kolege te tjere, jane elemente te nje situate provokative dhe kercenuese mbi komunitetin e gazetareve ne vend dhe mbi raportimin kurajos ne veçanti. Keto episode nuk duhet te na stepin e frikesojne, por solidariteti yne profesional duhet te imponoje drejtesidhenien dhe drejtesiberjen e Institucioneve te sistemit aktual te drejtesise ne vend. Kjo situate nuk eshte alibi as per nje pale dhe per asnje aktor te politikes. Politizimet ne kesi rastesh jane mbulese shpetuese dhe fshehjeje per autoret dhe kriminelet qe rrezikojne gazetaret dhe lirine raportuese.

Unioni i Gazetareve Shqiptare konstaton se, gjate dy vjeteve te fundit per arsye dhe motive kercenimesh per shkak te detyres, jane shtuar rastet e kolegeve dhe familjeve te tyre qe synojne te largohen nga vendi ne kerkim te nje qetesie dhe normaliteti jetik. Keto raste duhet te jene nje alarm per te gjithe dhe nje arsye e madhe qe pushteti politik dhe gjithe institucionet ligjore te vendit te shumefishojne kontributin per triumfin e drejtesise dhe funksionimin e shtetit ligjor. Kjo eshte e vetmja garanci per lirite tona themelore dhe veçanerisht per nje realitet te lirise se gazetarit dhe te mediave, si nje nder pushtetet me jetike te demokracise se nje vendi.

Unioni i Gazetareve Shqiptare

Gazetari Elvi Fundo u dhunua nga dy persona në datë 08.03.2017, ndërsa në media doli edhe video e momentit të goditjes me sende të forta. Ngjarja ndodhi te zona e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet, ndërsa Fundo u dërgua në spital, pasi mori disa plagë në trup nga goditjet. 6 muaj pas ngjarjes u arrestua një person, ndërsa prokuroria njoftoi në fund të korrikut të këtij viti pezullimin e hetimeve për rastin, pasi nuk janë gjetur autorët. 

Mëngjesin e djeshëm në fshatin Domje të Tiranës u sulmua me armë zjarri banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala. Banesa e prindërve të saj, përjetoi momente terrori, pasi rreth orës 03:00 të mesnatës persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, banesën e familjes së gazetares Lala. Fatmirësisht breshëria e automatikut nuk ka sjellë asnjë dëm në njerëz, vetëm dëme materiale. Pak ditë më parë gazetarja Lala ka botuar në një kronikë televizive një bisedë të përgjuar mes deputetit të PS Jurgys Çyrbja me një person me precedentë penalë. Mësohet se ministri Xhafa i ka siguruar mbrojtjen familjes së gazetares dhe vetë asaj, ndërkohë ka premtuar se ngjarja do zbardhet.

 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Syrjahi: 01/09/2018 21:24

    Mos u lodhni kot eshte KRAHUN I KRIMINELEVE QE TE HEQIN QAFE TE ED RAMES I LUTEMI GAZETTAREVE TE PASQYROJNE SA ME SHUME VEPRA KRIMINALE TE WEVERISE RAMA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja