Sipas të dhënave në 2 muajt e parë të vitit 2014 u mblodhen në buxhet 1.340 milionë lekë. Shpenzimet për buxhetin vendor (janar-shkurt 2015) kapin vlerën e 3.239 milionë lekëve, kur në të njëjtën periudhë të vitit 2014 ishin 3 116 milionë lekë. Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, janë taksa mbi pasurinë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale.
Nga taksa për pasurinë në këto 2 muaj u arkëtuan 388 milionë lekë, nga tatimi i thjeshtuar mbi biznesin 9 milionë lekë dhe nga taksa lokale 722 milionë lekë. Për një administrim më të mirë të taksave që mblidhen nga pushteti vendor, qeveria ka vendosur heqjen e tatimorëve të pushtetit lokal dhe mbledhjen e tyre nga administrata tatimore për t'ua kthyer më pas bashkive.