Fundjave rikthen fluksin e qytetarëve dhe rrjedhimisht shton edhe trafikun në zonat bregdetare të Vlorës dhe Shëngjinit. Ora shënon rreth 22:00 dhe në aksin Llogara-Vlorë ka prezencë të shtuar të automjeteve, trafik i cili ka nisur që prej pasdites së sotme (28 qershor). Më herët trafik të rënduar ka pasur edhe përgjatë segmentit rrugor Orikum - Vlorë.

Qytetarë që zgjedhin jugun për të pushuar, por edhe pushues të cilët përfundojnë fundjavën bën që në këto segment të ketë vështirësi në qarkullim.

Ajo që vihet re është se në këto rrugë nuk ka as prezencë të forcave të policisë, të cilët mund të orientojnë drejtuesit e mjeteve në mënyrë që mos ketë bllokim të rrugëve.

Ndërkohë dalja e menjëhershme e pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit ka sjellë trafik të rënduar. Për të krijuar lehtësi në lëvizja policia rrugore e ka devijuar qarkullimin në një rrugë dytësore. Ndërkohë për të orientuar drejtuesit e mjeteve si dhe për të normalizuar qarkullimin efektivet e policisë rrugore janë vendosur në disa pika kryesore.

Report Tv sjell pamjet e trafikut në këto akse rrugor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:42
Pushuesit lënë plazhin, trafik i rënduar në orët e vona të mbrëmjes në Llogara-Vlorë

Ora shënon 21:42, ndërsa trafiku në rrugën Vlorë-Llogara, i cili ka nisur prej orëve të pasdites vazhdon ende.  Pushuesit të cilët kthehen për në Tiranë apo zona të tjera ka shkaktuar radhë të gjata trafiku dhe vështirësi në qarkullim.

Ora 20:10
Pushuesit lënë bregdetin, fluks automjetesh edhe në Shëngjin (VIDEO)

Kjo e dielë ka sjellë fluks dhe trafik automjetesh edhe në Bregdetin e Shëngjinit. Dalja e menjëhershme e pushuesve nga bregdeti ka sjellë trafik të rënduar, i cili ka nisur prej orës 18:00 duke krijuat shpesh here dhe bllokim te qarkullimit. Për të krijuar lehtësi në lëvizja policia rrugore e ka devijuar qarkullimin në një rrugë dytësore përmes lagjes 'xhenjo', që është rehabilituar dhe asfaltuar këtë vit. Për të orientuar drejtuesit e mjeteve si dhe për të normalizuar qarkullimin efektivet e policisë rrugore janë vendosur në disa pika kryesore.

Ora 10:51
Dyndje drejt plazhit, radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës, asnjë patrullë policie (FOTO)

Fundjava i ka drejtuar qytetarët e Tiranës drejt plazhit të Durrësit. Fluksi ka shkaktuar radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës.

Report Tv sjell pamjet e trafikut të rënduar te mbikalimi i Vorës, ndërsa nuk ka asnjë patrullë policie për të orientuar trafikun me qëllim shmangien bllokimet e rrugës.

Drejtuesit e makinave po presin prej disa orësh në timon për të arritur në destinacion. Në këtë aks nuk është se po kryhen punime, por e njëjta situata në autostradë është cdo fundjavë.