Interneti po gumëzhin nga fotot e sikletshme ku presidenti francez Emmanuel Macron shfaqet duke u puthur me ministren e Sportit gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024.
Fotoja tregon Macron, i cili kap krahun e ministres dhe afrohet ta puthë, ndërsa kjo e fundit njërën dorë vendos tek krahu i Macron dhe tjetrën rreth qafës së tij, ndërsa e puth në faqe.
Kjo puthje ka ngjallur reagime të shumta, ku shumë njerëz e kanë quajtur si të turpshme dhe të pahijshme.
Macron e emëroi Oudéa-Castéra-n si ministre të Arsimit të Francës në janar, por e hoqi atë nga posti pas më pak se një muaji pas zbulimeve se ajo i kishte arsimuar fëmijët e saj në shkolla private luksoze dhe bëri komente përçmuese për shkollat publike ku ajo jetonte.