MOSKË, 1 gusht /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Vladimir Putin kritikoi sot ambiciet politike që kërcënojnë sipas tij paqen në Evropë, në një fjalim gjatë një ceremonie përkujtimore për ushtarët rus të vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore.
Në një fjalim shumë simbolik ku bashkohen e shkuara me të tashmen, burri i hekurt i Kremlinit deklaroi se lufta e viteve 1914-1918 duhet të perceptohet si një paralajmërim.

"Ajo shërben si një kujtesë e asaj që mund të çojë në agresion dhe egoizëm, ambiciet e pamata të krerëve dhe elitës politike kur ndërmarrin hapa mbi gjykimet", theksoi Putin pas inaugurimit të një memoriali për ushtarët rusë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Vladimir Putin konfirmoi se Historia kishte kishte provuar disa herë se hezitimi për të dëgjuar njërin apo tjetrin dhe për të respektuar interesat e çdonjerit ka pasoja të rënda.

Që prej tre muajsh, Rusia dhe perëndimi kanë njohur një përshkallëzim të tensioneve për çështjen e të ardhmes së Ukrainës duke shkaktuar një krizë të pazakontë që prej fundit të Luftës së Ftohtë./ATSH/