Putin nënshkruan dekretin, ndalon eksportet ruse të naftës në vendet që zbatojnë kufirin e çmimit

Putin nënshkruan dekretin, ndalon eksportet ruse të naftës në vendet që zbatojnë kufirin e çmimit

Presidenti rus Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që ndalon furnizimin e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës, nëse vendet që i blejnë ato përfshijnë një kufi çmimi në kontratë.

Dekreti do të hyjë në fuqi më 1 shkurt dhe do të jetë i vlefshëm deri më 1 korrik 2023. Pasi dekreti të hyjë në fuqi, ai do të ndalojë vendet që zbatojnë kufirin e çmimit të importojnë naftë ruse. Qeveria ruse do të vendosë për datën kur do të zbatohet i njëjti ndalim për produktet e naftës.

“Furnizimi i (naftës dhe produkteve të naftës) për persona juridikë dhe individë është i ndaluar nëse kontratat për këto furnizime përmendin drejtpërdrejt ose tërthorazi një mekanizëm të fiksimit të një kufiri çmimi”, thuhet në dekret.

Megjithatë, Federata Ruse ka lënë një rrugë për të vazhduar eksportin e naftës në vendet e shpallura "jo miqësore", një dekret special i Putinit mund t'i lejojë këto furnizime për disa vende.

Më herët, u raportua se Moska mund të ulë prodhimin e naftës në 500,000-700,000 fuçi në ditë në përgjigje të kufizimeve të vendeve të G7 për eksportin e naftës ruse. Të ardhurat nga nafta janë një pjesë e madhe e buxhetit rus.

Katër ditë pasi G7 vendosi kufizime për të, një pjesë e naftës ruse po tregtohej për një çmim dukshëm më të ulët se kufiri i vendosur për Moskën; Vendet e G7 njoftuan se ranë dakord për vendosjen e "një kufiri çmimi" për naftën e eksportuar nga Federata Ruse nga deti në nivelin 60 dollarë amerikanë për fuçi.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë / Sulme në Kharkiv! Kievi: Rusët bombarduar spitalin në Kherson! Zelensky: 2023 do të jetë një vit vendimtar


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës