Presidenti rus Vladimir Putin ka shkruar në faqen e opinioneve të “New York Times” lidhur me situatën në Siri. Ai iu drejtohet amerikanëve, kështu: "Ngjarjet e fundit rreth Sirisë më kanë shtyrë të flas direkt me amerikanët dhe liderët e tyre politikë. Kjo është e rëndësishme në një kohë kur komunikimi mes shoqërive tona është i pamjaftueshëm.

Relatat tona kanë kaluar nëpër faza të ndryshme. Ne ishim kundër njeri-tjetrit gjatë Luftës së Ftohtë, por kemi qenë edhe aleatë dikur dhe mundëm nazistët bashkë. Organizata e Kombeve të bashkuara, OKB, u krijua më vonë për të ndaluar që një shkatërrim në ato përmasa të ndodhte serish.

Themeluesit e OKB-së e kuptuan se vendimet që i përkisnin luftës dhe paqes, duhet të ndodhin vetëm me konsensus dhe, me konsesusin e Amerikës, veto e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurisë, shenjtërohej në Statutin e OKB-së. Dituria e thellë e kësaj ka përforcuar stabilitetin e marrëdhënjeve ndërkombëtare për dekada më rradhë.

Asnjë nuk do që OKB-ja të ketë të njëjtin fat si Ldhja e Kombeve e cila dështoi. Kjo mund të ndodhë nëse vende të fuqishme më influencë, kalojnë mbi OKB-në dhe ndërmarin aksione pa autorizimin e Këshillit të Sigurisë.

Mundësia e një sulmi të SHBA-së kundër Sirisë, me gjithë kundërshtimin e fortë të shumë vendeve dhe liderëve të mëdhenj politik e fetar, duke përfshirë Papën, do të rezultonte me vdekjen e më shumë viktimave të pafajshme dhe përshkallëzim të konfliktit përtj kufijve sirian. Një sulm do të rriste dhunën dhe do të niste një valë të re terrorizmi. Mund të minojë mundimet shumëpalëshe për të zgjidhur problemin nuklear të Iranit, konfiktin mes Izraelit dhe Palestinës e të destabilizojë më tej Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Mund të hedhë në erë balancën e gjithë sistemit te ligjeve dhe rendit ndërkombëtar.

Siria nuk po përballet me një luftë për demokraci, por një konflikt ndërmjet qeverisë dhe kundërshtarëve të saj në një vend me shumë besime fetare. Ka shumë pak kampionë të demokracisë në Siri, por ka shumë luftëtarë dhe ekstremistë të Kaedas që lufotjnë qëverinë. Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka përcaktuar Frontin Al Nusra dhe Shtetin Islamik të Irankut si dhe Levant, të cilët luftojnë me rivalet e qeverisë, si organizata terroriste. Konflikti i brendshëm, i rritur nga furnizimet me armë nga të huajt për rebelët, është një nga më të përgjakshmit në botë.

Mercenarët nga vendet arabe që luftojnë atje dhe qindra militantë nga vendet perëndimore, biles edhe nga Rusia, janë një problem shumë i madh për ne. A është e mundur që ata të kthehen në tona me eksperiencën e marrë në Siri? Në fund të fundit, pasi luftuan në Libi, ekstremistët lëvizen në Mali. Ky është kërcënim për të gjithë ne.

Që në fillim, Rusia ka përkrahur një dialog paqësor i cili i ka lejuar sirianët të përpunojnë një plan kompromisi për të ardhmen e tyre. Ne nuk po mbrojmë qeverinë siriane, por ligjin ndërkombëtar. Duhet të përdorim Këshillin e Sigurisë së OKB-së dhe të besojmë se duke ruajtur ligjin dhe rendin në botën e sotme komplekse dhe të trazuar, është një nga mënyrat e pakta për të parandaluar që relatat ndërkombëtare të rrëshkasin në kaos. Ligji është ende ligj dhe ne duhet ta ndjekim atë pavarësisht na pëlqen apo jo. Nën ligjin e tanishëm ndërkombëtar, forca është e lejuar vetëm në vetëmbrojtje ose nga vendimi i Këshillit të Sigurisë. Çdo gjë tjetër është e papranueshme në bazë të Statutit të OKB-së dhe do të përbënte një akt agresioni.

Pa dyshim që gazi helmues u përdor në Siri. Por ka çdo arsye për të besuar se nuk u përdorën nga ushtria siriane, përkundrazi, ato u përdorën nga rebelët për të provokuar ndërhyrjen e të zotëve të tyre të huaj. Këta të fundit sigurisht do të merrnin anën e fondamentalistëve. Raportimet të cilat thonë se militantët po përgatisin një tjetër sulm në Izrael, nuk mund të injorohen.

Është shqetësues fakti se ndërhyrjet ushtarake në konfliktet e brendshme, të vendeve të huaja, janë bërë të zakonshme për SHBA-në. A është kjo në interesin afatgjatë të Amerikës? Kam dyshimet e mia. Miliona njerëz nëpër botë nuk e shikojnë Amerikën si një model demkracie por si mbështetës të forcës brutale të cilët mblidhen nën slloganin “ose je me ne, ose je kundër nesh”.

Por dhuna ka provuar se është inefektive dhe pa kuptim. Afganistani po rimëkëmbet dhe asnjë nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë kur forcat ndërkombëtare të largohen. Libia është e ndarë në klane dhe fise. Në Irak lufta civile vazhdon me dhjetëra njerëz të vrarë çdo ditë. Në SHBA, janë të shumtë ata që bëjnë një analogji mes Irakut dhe Sirisë dhe pyesin se pse qeveria e tyre do të përsërisë të njëjtat gabime?

Pavarësisht sa të kufizuara janë sulmet apo sa të sofistikuara të jenë armët, vdekjet aksidentale të civilëve janë të pashmangshme, duke përfshirë të moshuarit dhe fëmijët.
Bota reagon duke pyetur: nëse nuk mund të mbështetesh mbi ligjet ndërkombëtare, atëhere duhet të gjesh menyra të tjera për të garantuar sigurinë tënde. Si rrjedhim, një numër gjithmonë e më i madh shtetesh mundohet të përvetësojë armë të shkatërrimit në masë. Kjo është logjike: nëse ti kë një bombë, askush nuk të prek. Ne na mbetet për të folur për nevojën për të ndaluar shtimin.

Duhet të ndalojmë së përdoruri gjuhën e forcës dhe të kthehemi në rrugën e civilizimit diplomatik dhe marrëveshjes politike.
Një mundësi e re për të shmangur aksionet ushtarake ka dalë ditët e fundit. SHBA-ja, Rusia dhe të gjithë anëtarët e komunitetit ndërkombëtar duhet të përfitojnë nga gadishmëria e qeverisë siriane për të vënë arsenalin kimik në dispozicion të kontrollit ndërkombëtar. Duke gjykuar deklaratat e presidentit Obama. SHBA-ja e shikon këtë si një alternativë të mirë për shmangien e aksioneve ushtarake.

E mirëpres interesin e presidentit për të vazhduar dialogun me Rusinë në lidhje me Sirinë. Ne duhet të punojmë bashkë për ta mbajtur gjallë këtë shpresë, pasi pranuam për këtë në takimin e G8-ës në Lough Erne të Irlandës së Veriut, në qershor. Gjithashtu duhet t’i shtrijmë diskutimet drejt negociatave.

Nëse mund ta shmangim dhunën kundër Sirisë, kjo do të përmirësojë atmosferën në çështjet ndërkombëtare dhe të forcojë besimin reciprok.

Puna dhe mardhënja ime personale me presidentin Obama shënjohet me rritje në besim dhe më vjen mirë për këtë. E studiova me kujdes fjalimin e tij drejt kombit të martën dhe do të kundërshtoja në një çështje në të cilën ai tha se politika e SHBA-së është “ajo çka e bën Amirkën ndryshe nga të tjerët. Është ajo që na bën neve të jashtëzakonshëm”.

Është shumë e rrezikshme të inkurajosh njerëzit ta shohin veten si të jashtëzakonshëm, pavarësisht motivimit. Ka vende të mëdha dhe vende të vogla, të pasur dhe të varfër, ato me tradita demokratike dhe ato të cilat ende po gjejnë rrugën e tyre drejt demokracisë. Edhe politikat e tyre ndryshojnë. Ne jemi të gjithë të ndryshëm, por kur kërkojmë Bekimin e Zotit, nuk duhet të harrojmë se Zoti na krijoi të gjithëve të barabartë.

*Vladimir V. Putin është president i Rusisë