Lufta/ Putin viziton Mariupolin! Xi Jinping mbërrin në Moskë, presidenti rus: Partneriteti ynë i veçantë! Zelensky: Urdhër-arresti pikë kthese

Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar qytetin e Mariupolit, një qytet ukrainas në rajonin e Donetskut, i cili është pushtuar nga forcat e Moskës që nga maji i vitit të kaluar. Putin fluturoi për në Mariupol me helikopter dhe udhëtoi nëpër disa rrethe të qytetit, duke bërë ndalesa dhe duke biseduar me banorët, njoftoi agjencia TASS të dielën, duke cituar Kremlinin.

Raportet për vizitën në Mariupol erdhën një ditë pasi udhëheqësi rus udhëtoi në Krime për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të gadishullit të Detit të Zi nga Ukraina. Televizioni shtetëror rus e tregoi atë duke vizituar qytetin port të Detit të Zi të Sevastopolit të shtunën, i shoqëruar nga guvernatori lokal i emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhayev.

Vizitën e tij, presidenca ukrainase e ka cilësuar si 'cinike' ndërsa Putin e cilësojnë si kriminel ndërkombëtar që bëri vizitën gjatë natës se nuk donte të shihte shkatërrimin që i kishte shkaktuar qytetit. Putin, në takimin që pati me banorët i tha se gjithçka do të ndryshojë. 

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka mbërritur në Rusi dhe do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Faqja zyrtare e Krmelinit shkruan se partneriteti Rusi-Kinë është  i veçantë dhe se bashkë do t'i luftojnë kërcënimet e përbashkëta. Ndërkohë, në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti ukrainas tha se urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin është një pikë kthese. 

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 pas një referendumi që nuk u njoh nga Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar që Rusia të tërhiqet nga gadishulli, si dhe nga zonat që ajo ka pushtuar që nga viti i kaluar.

Vizita e Putinit në Mariupol vjen gjithashtu pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) tha të premten se kishte lëshuar një urdhër arresti kundër tij  dhe e akuzoi atë për krim lufte për dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina. Putin ende nuk ka komentuar publikisht mbi urdhër-arrestin. Zëdhënësi i Kremlinit e ka quajtur atë "të pavlefshme" dhe tha se Rusia i konsideron vetë çështjet e ngritura nga ICC si "të egër dhe të papranueshme".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:46
Xi Jinping mbërrin në Moskë! Putin: Partneriteti ynë është i veçantë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka mbërritur në Rusi, i cili do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Ka qenë ky i fundit që ka bërë me dije se Xi Jinping ka mbërritur në Moskë, ndërsa në faqen zyrtare të Kremlinit shkruan se partneriteti tyre është i veçantë. Putin shkruan se vullneti kinez për të luajtur një rol vendimtar në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës është i mirëpritur.

“Xi është një mik i mirë i vjetër. Partneriteti ynë është i veçantë. Ne presim një zbatim të rëndësishëm të marrëdhënieve tona, të cilat tashmë janë në një pikë shumë të lartë. Do të flasim për të gjithë: ne nuk do të kemi kufizime apo tema të ndaluara. Marrëdhëniet tona tregtare do të zgjerohen. Kërcënimet e përbashkëta do t'i luftojmë së bashku”.

Ora 21:37
Zelensky: Urdhër arresti i Putinit është një pikë kthese

1677703432_zeleeeee.jpg

Për presidentin Volodymyr Zelensky, urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin është një pikë kthese. Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelensky tha se me këtë urdhër-arrest  kur pushtimi të përfundojë, do të tregohet përgjegjësia e plotë e Moskës.

"Kjo javë më në fund solli një rezultat ligjor ndërkombëtar vërtet të rëndësishëm për Ukrainën - tha Zelesnky, ekziston një urdhër nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për arrestimin e liderit të Rusisë dhe kjo është një pikë kthese. "Për çdo sulm kundër Ukrainës, për çdo jetë të shkatërruar, për çdo fëmijë ukrainas të dëbuar”, tha Zelensky.

Ora 18:56
Kievi: Vizita e Putin në Mariupol tregon cinizëm dhe mungesë pendese

1679248798_skynewsvladimirputinmariupol6093797.jpg

Presidenca ukrainase kritikon vizitën e Vladimir Putin në Mariupol duke thënë se tregon cinizëm dhe mungesë pendese. Teksa i referohen si kriminel ndërkombëtar thonë se bëri vizitën gjatë natës "për të mos parë qytetin e shkatërruar.

Ora 18:44
Kievi: Rusët nuk janë në gjendje të kapin Bakhmutin

1678256330_123717754ap22070654665640976.jpg

Një përfaqësues i Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Sergei Cherevati thotë se rusët janë të paaftë për të përfunduar operacionin për kapjen e Bakhmutit dhe po pësojnë humbje të mëdha në luftime

"Tani ata nuk janë në gjendje taktikisht për të përfunduar operacionin për kapjen e qendrës rajonale ukrainase të Bakhmutit. Po, ka beteja shumë aktive, ata ende vazhdojnë të kryejnë disa dhjetëra sulme me inerci, por pësojnë humbje të mëdha. Komanda jonë dhe Shtabi ynë i Përgjithshëm planifikojnë mbrojtjen e tyre siç duhet", tha ai.

Ora 18:29
Putin i drejtohet qytetarëve në Mariupol: Gjithçka do të jetë mirë, ne duhet të njihemi më mirë

1679226896_putin.JPG

Presidenti rus, Vladimir Putin ka vizituar Mariupolin, ku ka takuar qytetarët të cilët dolën në rrugë. Mesazhi i tij për ta ishte “gjithçka do të shkojë mirë, duhet të fillojmë të njihemi më mirë”.

Po ashtu tha se gjithçka ka ndodhur ishte për shkak të ‘nazistëve’. “Njerëzit e mirë nuk i bëjnë këto gjëra”, i tha Putin.

Mariupol ishte qyteti simbol i rezistencës ukrainase, i cili ra në duart e rusëve pas një rrethimi të përgjakshëm. Zëvendëskryeministri Marat Khusnullin i cili ishte së bashku me Putinin, premtoi se Mariupoli do të rindërtohet dhe "të gjithë do të kenë laboratorë më modernë dhe një ambulancë".

Ora 17:18
Zyrtari ukrainas nxjerr videon: Rusia derdh grurin mbi rrugën e daljes nga Mariupol

Rusia ka derdhur grurin ukrainas nëpër një rrugë që të nxjerr nga Mariupol, ka pohuar një zyrtar i qytetit.

Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së qytetit të pushtuar, pohoi se 20 ton grurë ishin shpërndarë në rrugën në zonën e Novoazovsk në lindje të Mariupolit.

Në një postim në Telegram, Andriushchenko tha: "Pyes veten se kush e shkaktoi urinë në botë?"

Një video e postuar dje nga këshilltari tregon makinat që ecin mbi grurin e hedhur në rrugë.

Ora 13:59
Kiev: Putin u fut në Mariupol natën si një hajdut

1679221402_Screenshot3.jpg

Kievi thotë se Vladimir Putin e ka vizituar Mariupolin natën si një hajdut.

"Si i ka hije një hajduti, Putin vizitoi Mariupolin e Ukrainës, nën mbulesën e natës. Qyteti është shkatërruar plotësisht nga ushtria dhe banorët e saj të paktë të mbijetuar”. 

Kështu ka shkruar Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në llogarinë e saj në Twitter.

Ora 13:50
Vuçiç: Urdhër arresti për Putinin vonon paqen, do të ketë pasoja negative

Urdhër-arresti për Vladimir Putin do të ketë pasoja negative në përpjekjet për paqe në konfliktin e armatosur në Ukrainë. Kështu është shprehur sot presidenti serb Aleksandar Vuçiç. 

“Mendoj se urdhërarresti për Putinin do të ketë pasoja negative politike dhe tregon se ekziston një mungesë e madhe vullneti për të folur për paqe dhe armëpushim”, tha Vuçiç në një konferencë shtypi në Beograd.

Gjykata Ndërkombëtare Penale tha të premten se kishte lëshuar një urdhër arresti kundër tij  dhe e akuzoi atë për krim lufte për dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina.

Ora 12:53
Putin viziton Mariupolin: Do të zgjerojmë lagjet e banimit

Vladimir Putin ka premtuar se Moska do të ndërtojë më shumë lagje banimi në Mariupol, në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut. Gjatë vizitës së tij në qytetin lindor të Ukrainës, Putin foli me një banor vendas, i cili e përshkroi vendin si "një cep i vogël i parajsës", njoftoi agjencia e lajmeve Tass. 

Dhe presidenti rus tha: "Ne do ta zgjerojmë atë".

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xi Ping Ping: 20/03/2023 08:04

    I pari Zhelensky eshte per tu arrestuar qe per hater te Amerikes po derdh lume gjakun e popullit ukrainas pastaj Putini

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'SPAK guxoi të hapë dosjet e të korruptuarve, nuk duhet penguar' Shehi: Sulmet e Metës, halle personale

'SPAK guxoi të hapë dosjet e të korruptuarve, nuk duhet penguar' Shehi: Sulmet e Metës, halle personale