Vladimir Putin tha nga forumi ekonomik në Vladivostok se sheh ende të mundur zgjidhjen e konfliktit me Ukrainën, në një kohë që impulse për takime të reja apo negociata nuk shihen prej kohësh.

Pa dhënë shumë detaje putin thotë se ka kontakte me Kievin dhe Shba-të

"Sipas mendimit tim, po, ka. Kontaktet me Ukrainën po vazhdojnë. Po zhvillohen kontakte me përfaqësuesit e Administratës së Shteteve të Bashkuara të emëruar nga Trump për dialogun me Rusinë dhe ky dialog po funksionon" tha Vladimir Putin. 

Deklarata e fundit e Putin vjen ndërkohë që javët e fundit ishte folur për një vizitë të afërt në Moskë të të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Ëitkoff, dhe dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.

Në të njëjtën kohë putin tha nga forumi ekonomik ku mori pjesë se kërcënimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për ta bërë "plotësisht të pasigurt" hapësirën ajrore ruse për fluturimet civile përmes sulmeve me drone, komplikon mundësitë për zhvillimin e negociatave dypalëshe të paqes dhe tha se në këtë rast bëhet fjalë për një "akt terrorizmi shtetëror".

Teksa foli për luftën Putin tha se zgjidhja e konfliktit duhet të arrihet në formën dy palëshe mes vetë rusisë dhe ukrainës.

Ndërkohë situata në fushëbeteje vijon të shqetësojë Zelensky-n, i cili dha sërish alarmin për më shumë vëmëndje dhe nidhmë nga aleatët.

Dy ditë pasi kritikoi kryesisht evropianët për atë që e cilësoi si diplomaci me orar, zelensky tha në një mesazh në X se armiku nuk ka shkuar me pushime dhe se rusët kanë gjetur një mënyrë të re për të intensifikuar ofensivën e tyre.

"Kemi nevojë për një përgjigje më të fortë, masa kundërvepruese më të mëdha dhe një prodhim më të shpejtë të pajisjeve të mbrojtjes, në bashkëpunim me Evropën, veçanërisht sa i përket mbrojtjes ajrore kundër raketave dhe dronëve. Evropa mund të jetë e vetë-mjaftueshme dhe e fortë; shumë është bërë tashmë në këtë drejtim gjatë viteve të fundit dhe vetëm kështu do të mund të mbrojë veten dhe mënyrën e saj të jetesës" tha Zelensky. 

Shpresat e Kievit mbeten ende gjallë për një marrëveshje me amerikanët për të siguruar një ndihmë të fortë në mbrojtjen ajrore sidomos me sistemet patriot. Zelensky ka kërkuar të paktën 5% të rezervave që amerikanët disponojnë për to, një lëvizje që do të sillte një pikë kthese në luftën me Moskën.