Pëllumb Pipero, mjeku shqiptar i cili u bë shumë i famshëm gjatë kësaj periudhe pandemike prej koronavirusit feston sot 64-vjetorin e lindjes.

Ditën e sotme Pipero ka ditëlindjen dhe kjo ditë e veçantë për të e ka gjetur sërish tek Infektivi.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale mund të shihet teksa mban dy tufa lulesh në duar dhe disa çanta të vogla.

Që në ditët e para të kësaj epidemie, mjeku Pipero ka qenë prezent në medie përmes këshillave dhe informacioneve që ka ndarë me publikun.

Në shumë raste ai është bërë pjesë e memeve të ndryshme humoristike për shkak të emrit dhe mbiemrit të tij, ku persona të ndryshëm i kanë kushtuar vargje apo gatime.

Pipero së bashku me kolegët e tij prej disa muajsh po punojnë të palodhur pranë të sëmurëve me koronavirus në vendin tonë.

Foto nga Pipero