Eshtë e pazakontë të shohësh kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, të bëjë fushatë rrugëve të Shqipërisë duke sulmuar socialistët e Edi Ramës në favor të PD-së së Sali Berishës. Eshtë e kuptueshme ta bëjë këtë çdo militant shqiptar, çdo njeri që për arsye mosinformimi, ideologjie, urren Edi Ramën dhe çdo punë të tij, e duke mos pasur një alternativë tjetër më të mirë, mbahet i mbërthyer ndaj magnetit të urrejtjes, shpifjeve dhe sharjeve që vazhdon të prodhojë me pasion Sali Berisha. Por të shohësh një politikan si Albin Kurti të përqafojë Sali Berishën dhe idhtarët e tij, e të sulmojë ata që janë të vetmit kundërshtarë të këtij politikani të vjetër, të mbetur ende në këtë cep të Ballkanit, është një mister, një superçudi.
Eshtë sikur Albin Kurti, të mos e vrasë fare mendjen se përse PD e Berishës krijoi shoqërinë “Shqiponja” (me të njëjtët njerëz që ende e njëjta PD i propozon si “shpëtimin” e Shqipërisë), e përmes saj bënte importin e sasive kolosale të naftës që pastaj shkonin kontrabandë përmes Liqenit të Shkodrës. Eshtë e habitshme se si nga mendja, hundët, sytë e Albin Kurtit u zhdukën si në një amnezi totale ato pamje të tmerrshme të naftës që kishte pushtuar, ndotur, bllokuar gjithë veriun e Shqipërisë për të rrjedhur si një linfë e zezë për të furnizuar ushtrinë serbe, ndaj të cilës i njëjti Albin ishte dhe është kundërshtar i flaktë.
Eshtë i pashpjegueshëm flirtimi i kryeministrit aktual të Kosovës, të politikanit që u pa me optimizëm nga shumica e shqiptarëve të Kosovës si shpresa e të ardhmes më të mirë, të punojë e bashkëpunojë, haptazi e fshehurazi me pjesën më të sëmurë e të padrejtë të Shqipërisë. Çfarë di Albin Kurti që ne të tjerët nuk dimë?
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.3%
-
Jo
72%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2347
Lajme të tjera
-
Kurti: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave
19 Prill, 12:29
-
Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”
19 Prill, 10:34
-
Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit në Korçë
18 Prill, 15:29
-
Kurti: Lirohen katër efektivët e ndaluar, zv.drejtori i policisë së Kosovës mbahet ende në Serbi
18 Prill, 11:45
-
I dha PD-në Berishës, gjyqtari Agron Zhukri me 1 miliard lekë pasuri, përballet me bilance negative në vlera të mëdha në KPK
17 Prill, 21:54
-
Përfundon argjinatura në Juban të Shkodrës, Rama: Shmang rrezikun e përmbytjeve në Kuç e Vukatanë
17 Prill, 15:25
-
Afera ‘Partizani’/ Kërkuan lirinë, Apeli i GJKKO i rrëzon sërish, lë në arrest shtëpie Sali Berishën dhe dhëndrin Malltezi
17 Prill, 14:15
-
Prezantohet projekti i Manchester City në Durrës, gati brenda një viti! Rama: Sjellim edhe akademinë e tenistit Rafael Nadal
17 Prill, 12:11
-
Serbia bllokoi për disa orë 300 qytetarë të Kosovës në kufi me Kroacinë dhe Hungarinë! Kurti: Po hakmerret për Këshillin e Evropës
17 Prill, 09:37
-
Edhe Bardhi ‘la jashtë’ Berishën nga grupi i PD-së? Nikollës s’i çoi një listë deputetësh! Analisti: Pse s’i kërkoi llogari Kuvendit! Meçe: Situata absurde
16 Prill, 21:53
-
Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte! Basha: Ditë e madhe për shqiptarët
16 Prill, 21:09
-
Meta sulmon kreun e SPAK, Altin Dumanin: Karafil! Kushëriri i Nuredinit do të bëhet vrasës i pluralizmit! Të ketë kujdes, PL i ka 300 mijë Vojo Kusha
16 Prill, 14:38
bashkepunimi do sjelli bashkim per Shqiptaret,eshte i domosdoshem,por BASHA nuk e kupton ket
PërgjigjuJam kunder sepse thjesht pa hyre ne detaje si nuk eshte izoti per te qeverisur ne menyre absolute. Jo
Përgjigju