Pyjet, PD: Rama-Meta asnjë
shpjegim për 1.2 mln $ korrupsion

Pyjet, PD: Rama-Meta asnjë<br />shpjegim për 1.2 mln $ korrupsion
TIRANE - Partia Demokratike ka vijuar edhe ditën e sotme akuzat ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit se ka favorizuar një kompani të caktuar në tenderat e pyjeve duke i dhënë 1.2 milionë dollarë.

Në një dalje për mediat deputetja e PD Voltana Ademi është shprehur se personi përgjegjës për tenderimet në Ministrinë e Mjedisit ia ka dhënë ato firmës së të atit.

Ademi ka akuzuar qeverinë se po hesht përballë denoncimit të opozitës të  aferës korrputive, dhe se po shpërblen klientin në kundërshtim me ligjin.

Referuar reagimeve të ministrisë se ky institucion nuk kryen tendera dhe se ato janë komisione të pavarura, PD shprehet mosmbajtja e përgjegjësisë thellon abuzimin. PDF - Tenderat e pyjeve për vitin 2014

Më poshtë komunikata e plotë për mediat e deputetes së PD, Voltana Ademi:

1.2 milionë dollarë është dhurata e dyshes Rama Meta për klientin e saj, dhe prej tre ditësh, oligarkia nuk jep asnjë sqarim. I biri e tenderon këtë shumë për të atin, duke shënuar një rekord mahnitës në fushën e korrupsionit, një precedent mbase unik në gjithë botën, dhe sërish oligarkia hesht. Doli Ministria e Mjedisit e Metës, dhe Partia e Ramës e sulmuan opozitën me hartime. Për faktin, që tashmë është publik, asnjë përgjegjësi. Ministri i Metës thotë se tenderin e miliona dollarëve e paskan bërë drejtoritë rajonale, dhe flet për pavarësinë e tyre.

Po 600 inxhinierë të specializuar nëpër drejtoritë rajonale në gjithë Shqipërinë që u shkarkuan drejtpërdrejtë me firmën e Ministrit, dhe u zëvendësuan me militantë pa shkollë të LSI, cfarë tregojnë, pavarësinë e drejtorive rajonale? Me urdhërin e oligarkisë, drejtoritë rajonale vetëm sa zbatojnë urdhërat e shefit. Ministri i Metës thotë se “po”; klienti i saj i ka marrë 1.2 milionë dollarë, por këto janë gogla, janë pak se fondi është më i madh. Po përse nuk e bën transparente Ministria, pse nuk i bën publike, listën e projekteve. Përse nuk bën publike planet e mbarështrimit të pyjeve. Përse nuk e bën publike procedurën e ndjekur, si i ka ndarë paratë? Ne e sfidojmë sot dyshen Rama-Meta të tregojë publikisht nëse e kanë respektuar ligjin për këtë rast. Po nuk kanë se si. Sepse oligarkia nuk ndjek procedurë, ligj apo transparencë. Ka vetëm një plan në fuqi. Ndarja e hiseve me miqtë, pasurimi i shpejtë, dhe abuzimi me sa më shumë fonde. Kjo kur papunësia, e mjerimi janë ulur këmbëkryq. Por shqiptarët janë në protestë. Dhe do ta ndalin të keqen.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja