Një punonjës i paraburgimit të Fierit është prangosur nga policia pasi mesnatën e shkuar ai ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.
 
Siç raporton policia e këtij qyteti, bëhet fjalë për Sadjol Kardhashi, 24-vjeç, me detyrë Trup Shërbimi në I.E.V.P Fier gjatë natës, në lagjen "Sheq i Madh", nën efektin e alkoolit, ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit tip pistoletë.

Pas njoftimit të policisë nga banorët e zonës, efektivët kanë ndërhyrë duke i sekuestruar armën e zjarrit dhe prangosur 24-vjeçarin.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)