Drejtoria e Policisë Kufitare Korçë godet një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 21 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, ndërsa u arrestua një shtetase bullgare, transportuese e saj.
Në prangat e polilcisë ra Maria Piskova, 28 vjeçe, lindur në Bullgari. Sipas policisë, gjatë kësaj të mërkure, kjo shtetase u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin tip "Mercedes-Benz" me targa BL987TS.
Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë, ku në bashkëpunim edhe me strukturat e Doganës u krijuan dyshime se në të mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar, konkretisht në pjesën e prapakolpit të këtij mjeti u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
21 pako me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Veprimet proceduriale të rastit, si edhe peshimi i sasisë do të kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.
[gallery]21720[/gallery]
/Shqiptarja.com

FOTO