Qafë-Thanë/ Kontrabandonin naftë nga Maqedonia e Veriut me depozita të fshehta në kamionë, në pranga 3 shoferët! Sekuestrohen 1800 litra karburant dhe mjetet
Depozita e fshehtë e naftës në kamionë, që mbanin 600 litra secila
Korçë- Tre persona u arrestuan sot (7 Nëntor) nga Policia e Korçës, të akuzuar për kontrabandë të mallrave për të cilat paguhet akcizë, nga Maqedonia e Veriut.
U sekuestruan edhe 1800 litra naftë dhe 3 kamionët që përdoreshin për transport.
Operacioni u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas informacioneve të marra nga inteligjenca policore. Rastet kanë qenë të ndara nga njëri-tjetri.
“Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. G., 36 vjeç, E. P., 40 vjeç dhe G. L., 27 vjeç, të tre banues në Pogradec, për veprat penale “tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, bëri me dije policia vendore.
Ata u kapën në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës, teksa gjatë kontrollit në secilin nga kamionët që drejtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një depozitë shtesë me 600 litra naftë, që ishte fshehur me qëllimin për ta futur në Shqipëri, duke shmangur detyrime tatimore.
Policia do vijojë hetimet bashkë me Prokurorinë e Korçës, për të zbardhur plotësisht skemën abuzuese.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korça 'mbulohet' nga bora! Disa fshatra pa energji elektrike
23 Nëntor, 12:42
-
Maliq/ Zjarri shkrumbon banesën, shkak dyshohet shkëndija elektrike! Dëme të shumta materiale, s’ka të lënduar
21 Nëntor, 18:26
-
Itali/ Njëri i dënuar dhe tjetri i skeduar për 8 krime, dy shqiptarët 31-vjeçarë kapen duke shitur drogë! Burgosje dhe dëbim nga vendi
21 Nëntor, 17:35
-
Korçë, 13 vjeçari shkon në shkollë me biçak, ia gjejnë në çantë
21 Nëntor, 12:01
-
Trafik kokaine dhe heroine në Bellizona, në pranga 35-vjeçari shqiptar dhe zvicerani! Nën hetim edhe 3 shqiptarë të tjerë
20 Nëntor, 20:42
-
Korçë/ Sherr mes fëmijëve në Bulgarec gjatë lojës së futbollit! 12 vjeçari goditet me gur dhe përfundon në spital
19 Nëntor, 16:32
-
Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës, restaurim total i godinës, pa prishur vlerat historike
19 Nëntor, 15:53
-
Sot dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve/ Të rinjtë marshojnë në Maliq: Na mbroni
19 Nëntor, 15:35
-
I gjetën 56 kg kanabis në kamion, policia arreston babë e bir në Kapshticë! Po e transportonin drejt Turqisë (EMRAT)
19 Nëntor, 09:41
-
Fotografët grekë të “False mirror” turne fotografik në rrugicat e Korçës
18 Nëntor, 16:56
-
Bora e parë zbardh Korçën, të huajt dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit! Turisti nga Brazili: Vij çdo vit për ski
17 Nëntor, 15:57
-
Korçë/ Kapet me 3 kg kanabis, lëndën narkotike e kishte fshehur në motorin e makinës! Arrestohet 32-vjeçari
17 Nëntor, 08:56