Qazim Dervishi, ylli i sportit të
viteve ‘30 nën torturat e Sigurimit
Një profil për një figurë elitare të sportit shqiptar, nga vitet e rinisë së hershmet, karriera sportiveve dhe kontributi i pazakontë në disa sporte dhe vitet e tmerrshme gjatë regjimit komunist mes akuzave si agjent i perëndimit...
Një ndër personazhet e spikatur që kontribuan për vendosjen e themeleve të sportit shqiptar, ishte padyshim dhe shumëtalenti, atleti nga Shkodra, Qazim Dervishi. Ky burrë i ditur dhe i emancipuar, me kulturë perëndimore, pat meritën e fillimit të shumë sporteve që nuk njiheshin asokohe në Shqipëri, ku dhe ishte kampion e sillte vit pas viti rekorde të reja personale. Më vonë mësues dhe edukator, vazhdoi të përhapte tek brezat e rinj kulturën kombëtare e dëshirën për sport duke merituar titullin e lartë “Mësues i popullit”.
Qazimi, gjoksi i të cilit ishte i mbushur me medalje e dekorata, për rezultate të shkëlqyera dhe për ndihmesën e madhe në botën e sportit, fatkeqësisht për sa jetoi nuk zotëroj asnjë titull sportiv. Sic duket, kultura dhe aktiviteti i tij e shqetësuan pushtetin komunist, i cili në vend që ta nderonte me titullin “Mjeshtër i Madh Sporti”, e përplasi ndër qelitë e burgjeve famëkeqe të sistemit gjakatar komunist, duke e katandisur familjen e tij, deri sa doli nga burgu, për bukën e gojës.
SI E NJOHA QAZIM DERVISHIN....
Ndërrimi i sistemeve në Shqipëri edhe pse në vazhdimësi me komunistë, apo fëmijët e tyre në pushtet, mundësoi për shumë familje shqiptare të ndara nga izolimi i dhunshëm dhe i egër komunist, bashkimin e pjestarëve, afrimin e njohjen e tyre, si dhe i mundësoi vizita tek njëri-tjetri. Njerëzit filluan të frymëmarrin edhe pse plagët, dhembjet e vuajtjeve nga raprezaljet e diktaturës ishin të mëdha.
Pesë dekada dhune kundër familjes dhe lirisë së individit, bënë që në të kaluarën, dy breza të shoqërisë shqiptare të keqtrajtohen, të diskriminohen apo të fshihen nga memoria qytetare si rezultat i “luftës së klasave”. Shumë u pushkatuan (edhe pa gjyq) dhe nuk i dihet as varri, disa të tjerë për të shmangur përndjekjen e tiraninë e “komunistëve internacionalistë” u arratisën nga atdheu duke gjetur strehë në vendet perëndimore, të tjerët jetuan së bashku në burgun e madh Shqipëri, në “fanarin ndriçues”, në brigjet e Adriatikut...
Në këto ditë ndryshimesh të mëdha të postkomunizmit, në vitin 1993, pata fatin e mirë të njihem me intelektualin Qazim Dervishi, i cili në moshë të thyer, jetonte me familjen e tij në Shkodër.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1629
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26