Qëllohet me armë, frikë për trajnerin italian

Qëllohet me armë, frikë për trajnerin italian

Antonio Calabro

Trajneri italian i Virtus Francavilla, Antonio Calabro ka kaluar orë tmerri mëngjesin e kësaj të enjteje. Siç raporton Ansa, makina e trajnerit është dëmtuar nga të shtënat me armë zjarri.

Në momentin e të shtënave makina Audi A6 e trajnerit të Lega Pro ka qenë e parkuar poshtë banesës në Melendugno (Lecce). Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka pasur dëme në njerëz, veçse dëme materiale. Policia njoftoi se hetimet janë hapur për një konflikt të mundshëm.

Në lidhje me të shtënat ka reaguar edhe Lega Pro, duke dënuar ashpër ngjarjen. "Shprehim solidaritet dhe mbështetje totale me trajnerin Antonio Calabro. Këto janë ngjarje që nuk përputhen me sportin dhe që dëmtojnë seriozisht imazhin e të gjithë futbollit. Në respekt të plotë të forcave të rendit, shpresojmë që organet kompetente të hedhin menjëherë dritë mbi këtë episod të dhunshëm”, komentoi presidenti i Lega Pro, Matteo Marani.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump