Francë/ Qëllohet me armë këngëtari cigan, fitoi 'The Voice'

Francë/ Qëllohet me armë këngëtari cigan, fitoi 'The Voice'

Kendji Girac

Këngëtari francez Kendji Maille, i njohur me emrin e artit Girac u qëllua me armë dje (22 prill) në Biscarrosse, në jugperëndim të Francës.

Gjendja e tij shëndetësore është serioze, por 27-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, shkruan La Repubblica.

Sipas një burimi Girac kishte qëlluar aksidentalisht veten në gjoks ndërsa po mbante në dorë një pistoletë automatike Colt 45 që kishte blerë në një dyqan me gjëra të vjetra.

Ndërsa një tjetër burim tha se policia nuk po përjashton pistat e tjera të hetimit dhe pse akoma nuk kishte marrë në pyetje Girac.

Këngëtari nomad me origjinë cigane u bë viral pasi xhaxhai i tij i publikoi një këngë në Youtube.

Në vitin 2014 mori pjesë në edicionin francez të talent show-t “The Voice-La plus belle voix”, ku dhe fitoi çmimin e parë.


 

 

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Mbyti gruan, nënë e 4 fëmijëve, prokuroria italiane kërkon burgim i përjetshëm për 42-vjeçarin shqiptar

Mbyti gruan, nënë e 4 fëmijëve, prokuroria italiane kërkon burgim i përjetshëm për 42-vjeçarin shqiptar