TIRANË - Prova e fundit që prokurorët Altin Binaj dhe Arben Kraja paraqitën në Gjykatën e Lartë, ka bërë që avokati Baftjar Rusi të tërhiqet nga kërkesa për lirinë e deputetit të Lezhës Armando Prenga, të arrestuar më 5 shtator pas konfliktit me armë me familjen Cali për Lagunën e Patokut.
Në një seancë të mbajtur këtë të enjte, me praninë edhe të Prengës, trupa gjykuese e kryesuar nga Mirela Fana vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë "arrest me bur", duke e lënë në burg deputetin e përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së.
Kjo seancë u zhvillua pasi avokati kish kërkuar më herët revokimin e masës së arrestit, por me provat e reja se gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë të pistoletës pa leje të Prengës, mbrojtja e Prengës u tërhoq nga kërkesa për liri. Në këto kushte Gjykata la në fuqi "arrestin me burg". Më këtë masë, deputetit Armando Prenga do t'i duhet të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në përfundim të hetimeve.
Por për çfarë prove bëhet fjalë?
Organi i Akuzës dorëzoi në gjykatë akt-ekspertimin e gëzhojës së gjetur në vendin e ngjarjes, nga ky rezultoi se ajo i përket një pistoletë TT, e ndryshime kjo nga arma me leje që mbante deputeti Prenga.
Në seancën e shkuar të mbajtur në Gjykatën e Lartë, avokati Rusi tha se i pandehuri Armando Prenga ka qëlluar me pistoletë për të trembur Gjokë Calin, një nga anëtarët e familjes Cali. Sherri mes tyre nisi pas një konflikti të vazhdushëm mes dy familjeve Cali-Prenga në lidhje me të drejtën e shfrytëzimit për peshkim të Lagunës së Patokut.
Armando Prenga mbahet në burg me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe kërcënimit serioz për jetën.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com