Qëlloi me shpulla dhe grushte një shofer automjeti në Pogradec, efektivi përjashtohet nga Policia e Shtetit! Kolegu transferohet në strukturë tjetër (VIDEO)

Qëlloi me shpulla dhe grushte një shofer automjeti në Pogradec, efektivi përjashtohet nga Policia e Shtetit! Kolegu transferohet në strukturë tjetër (VIDEO)

Përplasja e shoferit me policët

Një tjetër punonjës policie është përjashtuar nga Policia e Shtetit. Efektivi i ‘Rrugores’ në Pogradec, inspektori i identifikuar si A.S., është përjashtuar për tejkalim të kompetencave që i jep ligji. Në disa pamje që qarkullojnë në rrjet shfaqet duke debatuar me një drejtues mjeti, ndërsa ky i fundit e shtyn efektivin.

Si kundërpërgjigje, polici e qëllon me shpulla dhe grushte. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:00 në lagjen nr. 3, Pogradec.

Për inspektorin ka nisur edhe hetimi penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Pogradec.  

Gjithashtu, është vendosur transferimi në një strukturë tjetër policore, për punonjësin tjetër të Policisë, shtetasin L. H., i cili nuk ka ndërhyrë për të parandaluar veprimin e paligjshëm të kolegut të tij. 

Që me ardhjen në krye të policisë së shtetit të Muhamet Rrumbullakut, efektivi i Rrugores së Pogradecit është i katërti që përjashtohet nga strukturat e forcave blu.

Më parë u përjashtua Florenc Bicerri, i cili u kap me lëndë narkotike në Stamboll si dhe dy efektivë të Komisariatit nr. 6 në datën 29 shtator, të cilët u filmuan duke marrë ryshfet. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/10/2022 00:01

    Prania e makines dhe efektiveve te tjere ne fushepamje si dhe mungesa e audios e le ngjarjen te mjegullt e hap vend per spekullime.Veprimi i policit duket me pak se profesional,po keshtu dhe vendimi i Rrumbullakut.Nje mase disiplinore duhej,por jo perjashtim,te pakten te kishte pritur perfundimin e hetimeve.

    Përgjigju
  • Qeros: 22/10/2022 23:13

    Po doren pse e ve nga mbrapa ky shofer cub? Gjasme ka pistolete? Gjynah polici pa vk ketyre!

    Përgjigju
  • Timi: 22/10/2022 19:34

    Ne vidja nuk shihet qe shoferi te kete qelluar policin vetem polici qellon qytetarin veprim i gabuar kjo pune zgjudhej ne polici mbasi polic beri veprim te gabuar ne ambjent publik

    Përgjigju
  • Boti: 22/10/2022 14:08

    Per ju qe na merrni shembull ameriken... Shqyqyr qe nuk jetojme ne ate kafshëri sociale.Policqt ngelen duke vrare njerez te pafajshem ne usa vetem per ngjyren e lekures e nuk mbajne pergjegjesi.po ju jeni mesuar me fajak si ne kohen e xhaxhit dhe ju pelqen dajaku

    Përgjigju
    • Klodi: 22/10/2022 17:01

      Nuk jemi mesuar me dajak si ne kohen e xhaxhit por me rregull.Ne momentin qe shtyn apo ofendon policin te thyejn brinjet.Nuk ka shans te pushohet nga puna polici per nje video sic ndodh ne Shqiperi pa hetime dhe dalje fajtori.

  • Dakord: 22/10/2022 12:46

    I duhen hedhur prangat ne çast kujtdo qe prek policin me dore. Beje kete ne USA po ta mbajti, as verbalisht nuk e kundershton dot policin. Ne vend qe te ndiqet penalisht cubi, ndiqet polici

    Përgjigju
    • Taulanti: 22/10/2022 14:16

      Ja ca esht polici ne shqiperi. Nji xero me hiç

  • Illo: 22/10/2022 12:24

    Je i sigurte qe eshte qytetar ne kuptimin e plote te fjales ky tipi?! Mua sme duket ashtu! Cub si te gjithe shoferet ne Shqiperi. Polici ka bere nje gabim. Ti fuste prangat. Provo te dalesh nga makina pa lejen e policit ne Amerike, jo me te shtysh policin!

    Përgjigju
  • Liku: 22/10/2022 11:14

    Polic kafshe me shkolle te blere me para qe nuk dine te komunikojne me qytetaret ligji duhet ti denoje me burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?