U kap me kanabis në Turqi, efektivi i rrugores nuk e kishte lëndën narkotike kur udhëtoi nga Rinasi! Policia letërporosi autoriteteve turke për hetimet

Efektivi i Policisë Rrugore, Florenc Bicerri, nuk kishte lëndë narkotike me vete në momentin që udhëtoi nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Stambollit, në datën 5 tetor, moment kur la tokën shqiptare. Kjo është provuar nga autoritetet policore, të cilat u vunë menjëherë në kontakt me ato të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, që janë përgjegjëse për kontrollin e çantave dhe bagazheve të udhëtarëve. Sasia e lëndës narkotike që iu gjet 27-vjeçarit në Turqi akoma nuk është qartësuar nga është gjetur, dhe për këtë, por edhe detaje të tjera të hetimeve, Policia e Shtetit ka nisur një letërporosi te homologët turk. Këta të fundit, e arrestuan policin Florenc Bicerri, bashkë me ish-komandon Kujtim Çeliku, në një parking kamionësh, bashkë me sasinë e lëndës narkotike.

Por, nëse tashmë blutë janë të bindur se Bicerri, i cili u përjashtua me urdhër të kryepolicit Rrumbullaku, nuk transportoi drogë nga Rinasi, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për të paktën dy raste të tjera. Në datat dy dhe tetë tetor 2022, nga Rinasi kanë udhëtuar katër shtetas turq, të cilëve, gjatë kontrolleve në aeroportin e Stambollit iu është gjetur nga 30 kg kanabis sativa, e cila nuk është arritur të kapet në Tiranë. Për këtë ka nisur një hetim, ndërsa janë hedhur disa teza dyshimesh. E para, për neglizhencë në kontrollin e skanerit dhe e dyta për mundësinë e infiltrimit të punonjësve të kontrollit, të cilët mund të jenë bashkëpunëtorë me shtetasit turq.

Autoritetet shqiptare, akoma nuk kanë gjetur një lidhje mes katër shtetasve turq që mundën të kalojnë me drogë në Rinas dhe policit Florenc Bicerri, por duket se këto udhëtime, në harkun kohor të pesë ditëve, të mos jenë krejtësisht rastësore. Policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore akoma nuk e kanë referuar materialin në prokurori, në pritje të përgjigjes së letërporosisë së nisur autoriteteve turke.

Florenc Bicerri është efektivi i tretë i Policisë së Shtetit që përjashtohet nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku, pa u mbushuar akoma 100 ditë në krye të bluve. I pari ishte rasti i dy efektivëve të Komisariatit nr. 6 në datën 29 shtator, të cilët u filmuan duke marrë ryshfet.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'