"Tani nuk kam çfarë të bëj, e vrava gruan time". Kështu mësohet të jetë shprehur para policisë, 56-vjeçari nga Ndroqi, Kasëm Lila. Mbrëmjen e djeshme, ai qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, Afize Lila, 47-vjeç, si dhe plagosi kunatën, Zyra Lila, pas një sherri në familje.
Autori ka pranuar vrasjen e bashkëshortes, ndërsa është mbrojtur se ka pasur për qëllim vetëm ta trembë atë. "Debatuan një natë më parë me Fizen, unë isha në oborr duke zierë rakinë dhe pas disa debateve me fjalë ajo më goditi me një dërrasë. Për të qetësuar debatin, pasdite erdhi dhe kunata pasi ne jetojmë në një çati me vëllain e kunatën dhe djalin e kemi emigrant në Itali. U ndjeva i fyer dhe nga mërzia mora çiften. Nuk doja ta vrisja, por vetëm ta trembja. Por e vrava tani dhe skam ç'të them", ka thënë ai.
Ndërkohë, të afërmit e tij janë shprehur se 56-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas tyre, për kushteve të vështira ekonomike, nisur edhe nga ndërprerja e pensionit të paaftësisë, KEMP-it, Lila nuk përdorte më as ilaçet. Si rrjedhojë shëndeti i tij mendor kishte ardhur në përkeqësim të vazhdueshëm.
“I ndërprenë pensionin dhe ka 3 javë që nuk ka pirë ilaçet. Ta shikoje në pamje të jashtme ishte shumë në rregull, por e kishte defektin në tru. Nga ndërprerja e “KEMP”it u bë i dhunshëm”- thonë të afërmit.
Krimi ndodhi mbrëmjen e së shtunës, pas një konflikti të çastit mes dy vëllezërve. Për të shmangur përplasjen mes vëllezërve, kanë ndërhyrë bashkëshortet e tyre, të cilat njëherazi rezultojnë të jenë motra. Në sherr e sipër, Kasëm Lila ka qëlluar me çifte në drejtim të bashkëshortes së tij, Fize Lila, 47 vjeçe, duke e lënë të vdekur, ndërsa ka plagosur edhe kunatën, Zyra Lila.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO