Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, ndërsa gjatë operacionit në fshatin Fag kanë qëlluar ndaj efektivëve.
Të arrestuarit janë Pasha Muca, Elsion Almeta, Ervis Muça dhe një 16-vjeçar, ndërsa pas deklarimeve të tyre janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, që akuzohen si financues të kultivimit të kanabisit.
Policia ka sekuestruar 2 armë, 27 kg kanabis, 600 bimë në parcelë, 6280 në proces tharje.

Njoftimi i policisë
Goditet një grup kriminal i cili kultivonte Cannabis Sattiva
Finalizohet operacioni "Fagu"
Në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë
Sekuestrohen armë zjarri dhe lëndë narkotike Cannabis Sattiva
Asgjesohen me anë të djegies bimë narkotike Cannabis Sattiva
Më datë 14.10.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit "Fagu", ku është goditur një grup i strukturuar kriminal të cilët dyshohen për kultivim të bimëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
D. M., 16 vjeç, banues në Tiranë.
Pasha Muca, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Elsion Almeta, 19 vjeç, banues në Tiranë.
Ervis Muça, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Nga deklarimet e shtetasve të lartpërmendur, ka rezultuar se këta persona janë financuar për kultivimin e bimëve narkotike nga shtetasit e shpallur në kërkim:
F. A., 21 vjeç, banues në Tiranë
A. A., 47 vjeç banues në Tiranë
Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim i dy të tjerëve u bë në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, se në zonën e fshatit Fag, në pyllin e Panecit, ku janë gjetur të kultivuara 600 bimë në një parcelë si dhe 6280 degë të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sattiva, në proçes tharje të cilat u asgjesuan me anë të djegies.
Gjithashtu janë gjetur rreth 27 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.
Po gjatë konntrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,
- dy armë zjarri, pushkë model 56, me kasë druri.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike", "Shitje dhe shpërndarje narkotikësh", "Prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve dhe armëve luftarake" dhe "Organizim dhe drejtim i organizatave Kriminale" në bashkëpunim, parashikuara nga Nenet 284, 283 ,278-25 dhe 284/a të Kodit Penal.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com