Gjykata e Durrësit ka liruar Albi Demën dhe Edison Likajn, dy protestuesit e arrestuar pas incidentit me eskortën e kryeministrit Edi Rama, ndaj së cilës u hodhën vezë dhe sende të forta të shtunën, në Manëz.
Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, gjykata e vlerësoi të paligjshëm arrestimin e tyre në flagrancë dhe rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masave të sigurisë.
“Është e treta herë në 170 ditë që Gjykata vendosin arrest të paligjshëm për protestuesit. Ky duhet të jetë një mesazh i qartë për Policinë e Shtetit që të mos arrestojë më protestuesit në mënyrë të paligjshme” tha Likaj në dalje të seancës.
Dema, 37 vjeç, dhe Likaj, 28 vjeç, të njohur si aktivistë të grupit të “Flamingove”, u arrestuan pasi disa protestues i dolën përpara eskortës së kryeministrit teksa Rama po udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit për të marrë pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Ata u proceduan për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës.
Gjatë zhvillimit të seancës, familjarë dhe të afërm të dy protestuesve ishin mbledhur pranë Gjykatës së Durrësit, në pritje të vendimit.
-
Gjykata mire keq dha nje vendim per arrestim te palighshem per dy personat qe goditen me veze eskirten e kryeministrit.Lind pyetja qe cdo qytetar qe ka nje pakenaqesi ka te drejte te gidase ne veze gjyghtar dhe prokurir qe per te dhane nje padrejtesi !
Përgjigju -
Po sikur të dalë një qytetar dhe ti gjuajmjetit të asaj (apo atij)gjyqtarit a fota lironit?Pa paragjykime dotë shkuleshin të gjitha instancate larta për të vënien para drejtësis ata rrugaçë.THONI O MILET JO,PO DESHËT.
Përgjigju -
U dinte ajo pune se gjygjtaret kte pune kane policia i arreston ato i nxjerrin
Përgjigju









Komente
Komento