TIRANE - Pas rreth 7 orësh, 8 studentët e ndaluar nga policia për incidentin me vezë ndaj kryeministrit Rama, janë lënë të lirë. Në një komunikim me mediat studentja Vitore Çipi, tha se atyre i është thënë se do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë për kundërshtim të forcave të rendit. Një tjetër studente, shtoi se ata do të vazhdojnë të mbështesin këtë kauzë dhe se janë të vendosur për të moslejuar që reforma të kalojë në Universitet. Me thirrjen "Arsim Publik falas" studentët mjaft të entuziasmuar festuan lirimin e kolegëve të tyre
(Video nga momenti i lirimit të studentëve)
Ndërkohë që lidhur me dhunën e pretenduar që policia ka ushtrua sipas studentëve, Klodiana tha se se në komisariat janë trajtuar mirë janë marrë të gjithë në pyetje dhe se gjithaçka ka qënë e qetë.
Lidhur me ligjin për arsimin e lartë studentët thanë se ai nuk duhet të kalojë pasi godet drejtëpërdrejtë xhepin e tyre."Kauza do të vazhdojë sepse tarfat janë të papërballueshme, ne duam arsim falas arsim publik falas"-tha Viki Cipi
Sipas një tjetër studenteje të ndaluar nga policia për incidentin e sotëm thotë se beteja është e fituar dhe forma e protestës me vezë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
"Unë jam ajo që i thashë kryeministrit duam arsim publik falas.Organizimi ishte krejtësisht spontan por kujtojmë se është në vazhdën e të gjithë aktivitetve deri tani. Kjo nuk do të quhej fitore por thejshtë betejë e fituar“-shprehet ajo
Lidhur me dhunë nga ana e policisë ajo shprehet se janë tërhequr zvarrë në momentin e incidentitndërkohë që në rajon janë trajtuar sipas etikës së institucionit.
Ndërkaq një nga pedagogët që qëndroi sot përkrah studentëve, Jani Marka thotë se po shqyrtohet mundësia e mbajtjes së një referendumi për të kundërshtuar reformën në arsimin e lartë., Marka akuzoi veç qeverisë edhe opozitën se thjesht kërkon të përfitojë politikisht nga protesta e studentëve, pasi të PD kërkonte të miratonte të njëjtin ligj kur ishte në pushtet. Veç kësaj opozita prej 2 vjetësh nuk bëri asgjë për ti mbështetur studentët pavarësisht se kishte premtuar se do ta çonte në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Arsimin e lartë.
Cfarë ka ndodhur gjatë ditës së sotme?
Disa studentë kanë qëlluar me vezë kryeministrin Edi Rama. Ata ka pritur momentin kur kreu i qeverisë po dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë ku mbajti një aktivitet me biznesin e vogël, për të qëlluar me vezë në drejtim të shefit të mazhorancës ne shenje kundershtie ndaj reformes ne arsim.
Arsimi, ja studentja që qëlloi me vezë kryeministrin Rama
Ky eshte momenti kur nje studente me floket bjonde, me shall te kuq ngre doren dhe qellon ne drjetim te Rames, i cili ecen ne kembe ne oborrin e fakultetit duke ju drejtuar makines se tij. Ajo eshte Klodiana Hoxha, e cila para se te marre kete veprim flet me revolte fjalet: Kryeminister shartalan, Hajdut, I shitur etj.

Tete studentë janë shoqëruar nga policia per kete incident. Ata janë anëtarë të “Lëvizjes për Studentët” dhe tre të tjerët nga “Lëvizja Studentore në Prishtinë”.
Në një video të publikuar në Facebook nga Lëvizja për Universitetin shfaqet edhe përplasja e të rinjve me policinë. Truprojat e kryeministrit dhe forcat e policisë, - shkruan kjo lëvizje – ushtruan dhunë ndaj studentëve të cilët qëlluan me vezë në drejtim të makinës së Ramës.
Ndërkohë policia nga ana tjetër përmes një njoftimi për shtyp pas aksidentit thekson se askush nga studentët nuk është dhunuar dhe se ata janë shoqëruar nga police femra
“Policia e Tiranës ka ushtruar detyrën brenda normave dhe procedurave standarde të punës, duke angazhuar efektive femra policie për të kryer shoqërimin e femrave që u përfshinë në incident, si edhe forca të tjera për shoqërimin e të rinjve. Theksojmë se gjatë shoqërimit nuk është përdorur në asnjë moment dhunë fizike”- shkruan policia në njoftimin e saj
Sipas policisë disa nga të rinjt janë përpjekur të mos i binden punonjësve që po bënin ndalimin dhe policia ka bërë vetëm detyrën.
Ne videon e meposhtme Shqiptarja.com sjell momentet e shoqerimit te studenteve ne ambientet e komisariatit numer 2 ne kryeqytet ku janë mbajtur të izoluar dhe më pas u transferuan në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.
/Shqiptarja.com

VIDEO
Nga Alba Malltezi - Tradhtia e Dardhës