
Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme edhe me energjinë elektrike në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Pa energji elektrike për disa orë ishte zona përreth Arenës Kombëtare, qendra e Tiranës tek Ministritë, por edhe disa zona periferike.
OSHEE e pyetur nga Report Tv njoftoi se 'Po Punohet për rregullimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë. Sapo kanë pushuar shirat ka nisur riparimi i defekteve'. Por në fakt sa herë që ka reshje shiu ka defekte të vazhdueshme. Çfare mungon ende për të shmangur këto defekte të vazhdueshme?
Lajmi kryesor:
Uji pushton shtëpitë, drita dhe ujë nuk ka, anulohen disa fluturime nga stuhia (Situata e plotë nga përmbytjet)











