Një qengj i lindur me një fytyrë të tmerrshme njerëzore - që ngjan me personazhin Jigsaw të serialit Saw ka tronditur fshatin Dagestan, në Rusi.
Fermeri i deleve Blasius Lavrentiev, 45 vjeçar, kishte qenë duke pritur gjithë javën që delja t'i lindte një qengj të çmuar. Por ditën kur ai shkoi te ferma e tij, nuk po u besonte syve kur pa "fytyrën e një njeriu të moshuar" në qengjin e porsalindur.
"Kur shkova për ta parë delen nëse kishte lindur, dhe pash qengjin me atë fytyrë njeriu të moshuar dhe me flokë, gati vdiqa nga shoku"- shprehet fermeri. "Prindërit e qengjit, që të dy janë me dukje normale prej deleje, dhe unë nuk kam asnjë ide se si ka mundur të ndodhë kjo".
Tani qengji është bërë temë kryesore e diskutimeve në fshanit Dagestan në Rusi.
Komshiu Dementi Galkin, 65 vjeçar ka thënë se ai ka parë shumë gjëra të pazakonta gjatë jetës së tij, por sikur kjo asnjëherë. "Ai duket si një plak i zemëruar dhe me hund të madhe".
Fshatarja Dana Mishina, 56 vjeçe tha se qengji është interesant për ta parë, por ai po tmerron nipërit e saj.
Blasius tha se një cirk lokal i kishte ofruar që t'ia blinte qengjin, me një çmim 10 herë më të lartë se sa çmimi real i tregut, po nuk kishte pranuar ta shiste.
"Çfarëdo që e ka shkaktuar atë që ai të duket jo shumë i bukur, unë përfundimisht nuk do ta shes atë për prerje apo për dikë që planifikon ta përdorë për shfaqje. Ai do të qëndrojë me ne"- sqaron fermeri./atsh/