NJU JORK - Anton Purisma ka paditur qytetin e New-York-ut pasi është kafshuar nga një qen. Më e çuditshmja në këtë mes është shuma që pretendon të marrë zotëria në gjyq për shkak se një qen ka kafshuar gishtin e tij.
Bëhet fjalë për më shumë se 2 milionë dollarë. Sasia e dollarëve që ka kërkuar Anton Purisma besohet të jetë shuma më e madhe e kompensimit, e kërkuar ndonjëherë. Por jo vetëm kaq.
Purisma ka paditur një listë të gjatë personash, duke përfshirë këtu qytetin e New-York-ut, një zinxhir kafenesh dhe një dyqan. Kërkesa e tij përbëhet prej disa faqesh dhe është shkruar me shkrim dore.
Bëhet fjalë për më shumë se 22 faqe në të cilat jep me detaje lëndimet që ka pësuar nga kafshimi i qenit. Kështu, ai thotë se gishti i mesëm i ishte infekstuar pasi qeni që e ka kafshuar kishte qenë endacak.
Më tej, 62-vjeçari pretendon se një çift kinez e ka fotografuar pa lejen e tij teksa po trajtohej në një spital lokal. Për të mbështetur pretendimet e tij, ai përfshin në padinë e tij një foto të gishtit të infektuar.
Sipas tij, ai ka pësuar dëme të mëdha shëndetësore që nuk mund të riparohen madje as nga paratë. 62-vjeçari pohon shkelejt që i janë bërë atij si: shkelja e të drejtave qytetare, diskriminimin për origjinën kombëtare, komplotet e gënjimit, mashtrimin, vrasje e mbetur në tentativë, si dhe shkatërrim i gjendjes së tij emocionale. Ndërkohë që lista e të akuzuarve përfshin qytetin e New-York-ut.
Autoritetin e Udhëtimeve në SHBA, një zinxhir kafenesh në qytet, Qendrën Mjekësore të New-Jersey, departamentin e emergjencës së spitalit dhe një dyqan me ulje.
Nuk është hera e parë që Purisma ngre pretendime të tilla. Që në vitin 2010, ai kishte ngritur padi ndaj Republikës Popullore të Kinës dhe ndaj disa bankave të mëdha.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com