Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka ndarë fragmente nga “Mimoza Llastica”, filmi i Xhanfise Kekos i vitit 1973, i cili është restauruar në 4K.

Versioni i restauruar i filmit u shfaq një ditë më parë në ekranin e madh, në mbrëmjen përmbyllëse të edicionit të 24-t të Tirana International Film Festival, 53 vite pas premierës së tij.

“Pas 53 vitesh, filmi ‘Mimoza Llastica’ u rikthye aty ku e meriton, në ekranin e madh, restauruar në 4K!”, shkruan Arkivi.

Restaurimi është realizuar në Romë nga “Augustus Color”, mbi bazën e materialeve origjinale të ruajtura nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Procesi u bë i mundur falë mbështetjes financiare të Teuta Doçit, një prej aktoreve të filmit, e cila ishte e para që iu bashkua nismës “Adopto një film për restaurim”.