Gjatë funeralit të policit, Jason Ellis i cili u vra në krye të detyrës ditën e enjte, qeni që e shoqëronte gjithmonë, ka qëndruar pranë arkivolit gjatë ceremonisë së varrimit të partnerit të tij.
 
Qeni i policisë, Figo kishte vendosur putrën e tij mbi arkivolin e policit 33-vjeçar dhe qëndroi aty gjatë gjithë ceremonisë duke i dhënë lamtumirën e fundit.
qeni policise
Bashkëshortja e policit të rënë në krye të detyrës tha se “ai ishte një njeri in përkushtuar ndaj familjes dhe i donte djemtë e tij”.
 
Familja e Jason Ellis mori një fond shpërblimi prej 100 mijë dollarë.
 
Në fund të ceremonisë së varrimit, dy helikopterë fluturuan në nder të policit të rënë në krye të detyrës.polici

(v.gj/shqiptarja.com)